13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Kontributi i serbëve dhe i grekëve në rrëzimin e qeverisë demokratike të Fan Nolit.

Nga Stiljan DEDJA

 

 

Kontributi i serbëve dhe i grekëve në rrëzimin e qeverisë demokratike të Fan Nolit.

 

Historikisht qeverit e vendeve fqinje sidomos ajo e Serbise dhe Greqisë me anë të veglave të tyre në shqipëri kanë tentuar vazhdimisht të përmbysin dhe të shuajn çdo shkëndij organizimi shteror dhe përparim të nisur nga vetë shqiptarët .Për interest e tyre ata me ndërhyrje nga jashtë kanë vendosur në shqipëri njerëz  me prirje anti- shqiptare, apo karieristë që për interest e pushtetit të tyre, shisnin edhe interesat e kombit të vet. Ata kishin për mision  të mos lejonin përparimin e kombit shqiptar dhe realizimin e shitjes së teritoreve të tij.Rrëzimi i qeverisë demokratike e Fan Nolit 1924, është direkt vepër destruktive e këtyre dy armiqve historik të pamvarësisë dhe zhvillimit të shqipërisë: Jugosllavisë dhe Greqisë. Sipas artikullit “ Drita” të 21 gushtit 1924 me titull :” Ujët fle,feudalët nuk flenë” , shkruhet se:” feudalët me agjentët e tyre brenda e jashtë po sjellin turbullime në shqipëri. Ata po veprojnë energjikisht që të rrëzojnë demokracinë foshnjë dhe të sundojnë shqipërinë”. Në të shkruhet përsëri : “Suksesi i kryengritjes së qershorit dhe ardhja në fuqi e kabinetit Noli, nuk ka bërë përshtypje të mirë në qarqet politike Jugosllave.Beligradi e quajti një humbje të tmerrëshme të interesave të tij rrëzimin e Zogollit, i cili është bërë vegël e tyre.Edhe kabineti Fan Nolit ( Peshkop ortodoks) nuk mund të shikohet me sy të mirë në qarqet politike Greke ku çështja e Epirit të veriut shikohet me dëshpërim”. Sipas një telegrami të dërguar legatës Italiane në Durrës nga Villa :- njoftohet se forcat mercenare të Ahmet Zogut kanë filluar sulmin kundër forcave të qeverisë demokratike borgjeze,duke u përkrahur nga ushtria jugosllave dhe greke. Ata kanë sulmuar kufirin shqiptaro- jugosllav në zonën e Kastratit. Shumë telegrame nga Elbasani, Berati, Durrësi i janë dërguar  ministrisë punëve të jashtëme italiane.Vlora Kavaja etj i dërguan legatës Italiane shkresë, ku protestojnë kundër Ahmet Zogut i cili i ndihmuar nga qeveria jugosllave punonte për rrëzimin e qeverisë Demokratike borgjeze në Shqipëri. (Kavajë 17 dhjetor 1924). Në një shpallje të komitetit nacional- revolucionar shqiptar ( Konare ) më 5 maj 1925 drejtuar popullit shqiptar mbi veprimet anti- popullore të Ahmet, zogut Esat Pashë Toptanin e cilëson si një : kryetar kaste për periudhën  1913- 1920, ndërsa sot kryetar kaste është Ahmet Bej Zogolli. Pastaj letra vazhdon :- Po të mos kishte ndodhun ndërhymja me armë e Jugosllavisë (shëndre 1924) Shqipnia do të kishte bamë reforma demokratike. Kjo ndërhymje që  ktheu fuqinë Ahmet Zogut e shokëve të tijë mercenarë, asht tregue në shtypin e botës si një kryengritje që kanë bamë vetë shqiptarët.Populli i Lumës dhe i Hasit më 31 maj 1924 i dërgojnë një letër z Bajram Curri me të cilën e njoftojnë se atë se janë mërzitur nga klika e Ahmet Zogut. Hyrja e Bajram Currit në Krumë do të shënonte fillimin e revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924.Babai i malësive të kombit tonë dhe Garibaldi ynë iu përgjigj ftesës nga Bashkia e vlorës për të vizituar varrin e Avni Rustemit. Më 10 shtator 1924( secret) prefekti i shkodrës drejtuar ministrisë së punëve të mbrendëshme njofton se: Ahmet Zogu i ndihmuar nga qeveria Jugosllave po mbledh forca mercenare për rrëzimin e qeverisë demokratike borgjeze. Agjentë të Zogollit dhe veglat Jugosllave që ndollen të arratisuna në Mal të Zi, mbas një mbledhje tash të vonë në Belgrad, kanë fillue me shkrue njerëz me 1500 dinar në muej.Vrasjet politike të patriotëve shqiptarë po vazhdojnë deri edhe në dhe të huej. Ndërsa përsëri Koronare shkruan : Plumbat e gjaksorëve kanë arritur të vrasin Luigj Gurakuqin, ministrin e financave të kabinetit t’imzot Fan Nolit gjer në bari, në tokën e Italisë.Rrëzimi I qeverisë demokratike  të fan Nolit ishte thjesht:- një pushtim Serb.Ahmet Zogu kur u rrëzua shkoi në Jugosllavi dhe kishte siguru prej Pasiçit mjetet e nevojëshmepër zaptimin e shqipërisë. Mu në tokën Jugosllave ai arriti të organizojë ,t’armatos dhe të veshë një ushtri të pregatitun me topa dhe mitroloza prej qeverisë së Beogradit.Këta mercenarë u plotësuan edhe me trupa të rregullta e oficerë serbë e Rusë t’ ushtrisë së herëshme së general Vrangelit.Kjo u vërtetua sepse disa ushtarë jugosllavë me dy topa shtatë mitroloza dhe shumë vegla dhe mjete të tjera lufte, u zunë në Krumë prej ushtrisë Kombëtare gjatë luftimeve. Gjithashtu në liqenin e shkodrës u zu një barkë ngarkuar me municion jugosllav.Trupat e rregulta jugosllave të prizerenit dhe të dibrës kanë marrë pjesë direkt në luftimet e para.Këto fakte janë vërtetuar në vend edhe prej përfaqësuesve dipllomatik të vendeve të huaja në shqipëri. Pra vendet qeveritë e vendeve kryesore t’evropës i kanë marr vesh punët me kohë.Fuqitë e mëdha ashtu dhe lidhja e kombeve janë lajmëruar rregullisht mbi ngjarjet dhe mbi notat e protestës së qeverisë kombëtare.Përsëri letra vazhdon :”  Fuqitë e mëdha nuk bënë asnjë çap dhe nuk dhanë asnjë përgjigje për me ndalu pushtim e shqipërisë nga Serbia, megjithse ishte një përdhunim i të drejtës ndërkombëtare dhe shkelje e sovranitetit të një vendi tjetër. Regjimi që mbretëron sot në shqipni s’asht tjetër veç sesi ai në një vend anmik nën një ushtri pushtuese. Ushtria e xhandarmëria shqiptare janë shkatërrue, sepse në trupat shqiptare nuk mund të kishte besim te Ahmet bej Zogolli. Vendin e fuqive të rregullta të shtetite zanë sot mercenarët e bandave terroriste.Përbuzja e interesavetë vërteta të Shqipnis prej anëve të zotnuesve të rinj është aq e madhe sa që Ahmet bej Zogolli ka fillue t’I lëshojë Jugosllavisë  deri copa t’Atdheut. Don që tu shërbejë të mirën zotëruesve të tij !  E për këtë shërbim nuk I vjen keq se pret një copë prej mishit t’atdheut të vet. Shënaumin, me gjithë që Lidhja e Kombeve e kishte njoftun për tokë shqiptare, ia dha Jugosllavisë. Rojet e kryeqytetit e të gjithë të gjithë qyteteve të shqipnisë komandohen prej oficerëve jugosllavë ose të vrangelistë.Gati të gjithë oficerët e ushtrisë dhe të xhandarmërisë kombëtare janë nxjerrë prej shërbimit, ose janë shtrëngue me ikun. Të tanë aktorët e indipendencës shqiptare janë në mërgim apo në burg, ose tradhëtisht të vramë. Të gjitha shoqnitë janë shkatrue deri te shoqnit bamirëse të grave. Të gjithë gazetat kan pushue së daluni. Shumica e gazetarëve janë vramë, burgosun ose dëbue. Tri të katërtat e nënpunësve e të mësuesve të shtetit shqiptar janë pushue, apo pezullue, për me ua lëshue vendin njerëzve pa farë vlefte shumë prej sish edhe pa shkollë fare, ose të prishun, edhe agjentë serbë. Një i vetquejtun kuvend kushtetues, i çveshun prej çdo competence, u ka ndamë kapitalistëve të huaj koncensione skandaloze.Gjyqet s’veprojnë ma në Shqipni. Financat e shtetit kush të mundet me i grabitë. Fondet publike shërbejnë me mbajtur banda të armatosuna, spiunë e gjaksorë në shërbim të  Ahmet Bej Zogollit”.Të gjitha këto fakte na tregojnë se : shteti jugosllav bashkë me atë grek, me ndërhyrjet e tyre brutale me anë të njerëzve dhe shërbëtorëve të tyre ktu në shqipëri, kanë penguar zhvillimet demokratike  në shqipëri.Kjo ka bërë që shqipëria për shumë kohë të mos ecë në shinat  europiane, por në ato të interesave të vendeve fqinje.Ndërhyrja e tyre ka qenë një dëm i madh dhe një humje kohe për kombin shqiptar. Vetëm sot mbas kaq shumë kohe shqipëria është futur në rrrugën demokratike europiane . Ajo sot ka përkrahës të mëdhenj si Amerikën dhe europën në rrugën e saj të zhvillimit demokratik që u ndërpre brutalish në periudhën e rënies së qeverisë demokratike të Fan Nolit.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.