Mendomë !
Mendomë ne netet e tua t´pagjumta!
Në shkëlqim hëne të ëndërrt ,
a dritës së mëngjesit të kaltëruar..
Jam vibrim i frymës tënde .
Jam vala e ujit që të ledhaton këmbët
reres harruar..
Jam fishkellima e eres në buzë të pemëve.
Kod i padeshifrueshëm shpirti.
Jam bubullima qe te zgjon.
Shiu që të përplaset në gjoks,
faqja e fundit
e librit të harruar hapur…
E qeshura që t´bën të të dhëmbin brinjet…
Jam egoja e qiellit,
që yllin e do për vete…
“””””””””””””””””””””””””””
Një fije tërhiqet brenda zemrës e
vibron brendinë time,
si tel kitare
gati i këputur…!
Më përhumb diku,
nëpër tinguj të ftohtë dimri..
Më kthen në ujë,
si një fjollë bore,
kur shkrihet pëllëmbës se dorës!
Këtë melodi vetem une mund ta degjoj.
Prej buzëve të tua,
kur e këndon të shuar…
E nuk mund ta shpjegoj,
në është këngë për ty
a vaj për mua…