Shkruan: Luan Lumeka Kalana

Këto dite Jusuf Buxhovi,prezantoi botimin e tre vëllimeve të reja të „Kosovës“, duke e përmbyllur kështu ciklin prej tetë librash, të parin e llojit të tillë në historiografinë tonë.
Duhet thënë se Jusuf Buxhovi, nisi karrierën e shkrimtarisë si gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967 për ta vazhduar si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008, ku edhe e përmbyll karrierën aktive gazetareske, ndësa e vazhdoi atë të shkrimtarit dhe të historianit të përkushtueshëm. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës.

Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet “Prapë Vdekja” I, II, III (1991-1995) pastaj me “Letrat për Kryeprincin” (2002), “Vera e fundit e Gjin Bardhit” (2003), si dhe “Trilogjinë Gjermane” (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.
Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar.
Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, veçmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit.
Në vazhdën e këtij angazhimi duhet parë edhe pjesën trilogjinë “Libri i Bllacës” që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe veprat tjera: “Libri i Gjakovës” (2008), “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” (2014), „Dosja e hapur“ (2015), “Jeniçeri i fundit” (2016), „Dosja B“ (2017), deri te më e reja, „Dushkaja“ (2018).
Vepra e fundit, „KOSAVA“ ne tetë vëllime, paraqet një thesar me vlerë për kombin tonë dhe për Kosovën.