Më lejoni të jem si zog, të fluturoj lartësive e lirë
Lartësive, ku nuk ka thashetheme, të lënduar,
Të jem e lirë nga të gjitha mizoritë e djallëzitë
Me familjen, ku ndjej dashurinë e pakushtëzuar.
Ndonjëherë kjo jetë më duket kaq mizore, e ftohtë
Ndaj ju lutem më lini të bëhem zog të fluturoj vetë
Në një vend ku ka paqe dhe harmoni të vërtetë
Larg realitetit të ashpër, të jem si një zog në qiell.
Si zog i vogël, që pëshpërit sekrete nëpër pemë.
Duke kënduar cicërima përmes gjetheve në lulëzim.
Kur dielli rrezeartë perëndon para meje
Kur në zemër trishtimi shatrohet me gëzim.
Si një zog, të sodis mbi tokë dhe det
Si një zog, që ngrihet me agimin e hershëm
Duke i dhënë përshëndetje qiellit të verës.
Duke qeshur me lulet e pemët e pranverës.
Ku dielli është i ndritshëm në shpatet malore
Ku era fryn butë përmes barit kërshërues
Ku zogu këndon me zërin e tij qiellit kumbues,
Parfumi im zbehët nga aroma e flladit shërues.
Më pëlqen të shoh nga luginat e kodrinat lart
Të ndalem për të ushqyer veten në të pastrin fllad
Nën këmbët e mia gjithçka të pushtoj kur krahët hap
Natyrën e mrekullueshme të lulëzuar ta bëj zap…