13.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Kozeta Zavalani

11 Shtator (In memoriam)
Unë pata shijuar mrekullinë në Kullat Binjake në New York
në Qendrën Botërore të Tregtisë…
Sot petale ylberesh vezullojnë në kujtime
trendafila tek vendos si endacake
poshtë ndërtesës 104-katshe “Freedom Tower”
që zëvëndëson Kullat Binjake…
Rrënqethet frymëmarrja tek kujtoj
mëngjesin e së martës 11 shtator 2001,
dhimbja më shpon në kraharor përsëri,
kur kujtoj copa njerëzish mbuluar në pluhur e hi.
Pasthirrmave të shpirtit u këputën penjtë e diellit
që s’mundën të qëndisnin këmishën e mëngjesit.
Mbi qiellin blu që u nxi në terr
ku vetëm qyqja këngën merr…
Psherëtijnë shpirtrat,
si pasthirrma të mbytura kaltërsish
Lotët varen si gjerdane gushës së hapësirës
Duke tretur cipën e diellit,
lëndinave të tmerrit.
Dhimbja mbytet në pellgje klorofila
në thinja psherëtime thyen kokën vdekja,
tek këput rreth 3 mijë trëndafila…
Sot jeta mbështet supet xhamave të diplomacisë
Ku dhimbja shkërmoqet ylbereve të pavdekësisë..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.