Krijues; poetë e artistë!
Ju ftoj se bashku me miken Flutura Maçi të bashkohemi më 25 shtator 2021, ora 11.00 në katin e 14-të të Kafes Rosa Blu në G-Kam Tower, Tirana, Albania, si çdo vit të shtunën e fundit të shtatorit në eventin mbarëbotëror “100 mijë Poetët për Ndryshim” për të deklamuar një nga poezitë tuaja, për të ndryshuar sado pak fenomenet negative të shoqërisë, për të ardhmen më të mirë e të sigurt të fëmijve tanë…Eshte viti i 11-të që në mbështetje të idesë së iniciuar nga miku ynë Michael Rothenberg II, për të frymëzuar komunitetin global të poetëve, që të mblidhen së bashku jo në një vend të vetëm, por në një ditë të vetme, të bëjnë poezi për hir të çfarëdo lloj ndryshimi që ata besojnë se është më i nevojshëm, në nivel lokal, kombëtar e në të gjithë planetin.
Fatkeqsisht jemi bërë të huaj për njëri tjetrin në vitet e fundit e vështirë ti njohim fqinjët tanë nëpër rrugë, e jo më poetët e tjerë, të cilët jetojnë dhe ndajnë shqetësimet tona në vende të tjera. Ndaj ne duhet ta ndiejmë këtë lloj solidariteti global, duke menduar se do të sjellim një ndryshim të vogël në komunitet nëpërmjet motos: “Jemi të gjithë ëngjëj, le të bashkojmë krahët në fluturimin tonë drejt së ardhmes, duke protestuar kundër padrejtësive sociale, papunësisë e dhunës ndaj grave, për një familje të shëndoshë në një shoqëri të shëndetshme!”