Kozeta Zavalani Pakategori 8 Dhjetor 2021 Updated: 8 Dhjetor 2021 Nga Gjin Musa Në Ditën e Rinisë Në diellin që rinisë I buzëqesh në këtë ditë shkëlqyese mbushur me diell, Gjëja e parë që mendova duke parë motin Ndërsa rrezja e diellit mbulonte fytyrën time Duke shkelur mbi thonjtë e ftohtë të dhjetorit Duke mos prishur qetësinë e universit: Realitetin e pastër të kërkoj globit dëshira shtypur Me diellin e ndritshëm, qiellin të arrnoj!.. “””””””””””””””””” Këtë 6 dhjetor, jashtë natyra derdh shi. Pemën e vogël të Vitit të Ri zbukurova përsëri në shtëpi, jo vetëm për forcë zakoni, jo vetëm për të hijeshuat dhomën e ngrohur shpirtin e ngrirë, por për t’iu lutur Zotit e Shën Kollit për më shumë shëndet e dashuri, për më shumë mendime të bukura, frymëzim e mirësi… Ju përshëndes me kapelen bërë nga mjegulla, nga era thurur me vesën e ngrirë. ku ëndrrat e mia fluturojnë universit, shpërbërë në mijëra diamante, që flasin me zogjtë në pemë, për të vendosur natyrën në paqe. Në faqen e orës së horizontit, ku kryqëzohet koha me dritën, në njësinë e mbyllur të qarkut të kohës, ku ajri tansformohet në energji, nën lumturinë e llampave të shndritshme, më shfaqen dy botë paralele: Në të parën, unë humbas si mjelmat në kanal, zhytur në kënetën, që më është dukur si mermer I bardhë. Ku kam humbur këpucët në batak. Ku patkonjtë e kuajve godasin kokën time. Ku zhurma e shpatave humb brenda frymës sime. Ku nën lëkurën time shuhen e ndizen pishtarët me flakë, duke pritur ekzekutimin tim… Në të dytën, mes akujve në vlim thërras: Gëzoni çdo ditë nga vitet e mbetur të jetës, që të mos pendoheni më pas! Jeta është vetëm momente, kaq të çmuara dhe të paktë. Gjithçka varet prej jush, në përcaktimin e gjërave qartë! Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriVERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALIGjin Musa - 20 Shtator 20250PakategoriPregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025Gjin Musa - 8 Shtator 20250PakategoriNga:Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250 Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Lajme relevante Pakategori VERA GJONAJ – NJË EMËR I NJOHUR I DIASPORËS SHQIPTARE NË ITALI Gjin Musa - 20 Shtator 2025 Pakategori Pregaditi Gjin Musa-Rome- Shtator 2025 Gjin Musa - 8 Shtator 2025 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.