“”””””””””””””””””””””
Meditoj pranë bredhit të stolisur:
Bye, bye 2021 me gjithçka më dhurove!
Welcome 2022 – Gëzuar Vitin e Ri!
Me bekimet që Zoti ka dëshirë;
uroj të sjellësh gjithçka të mirë!
Thuaj lamtumirë gjërave negative,
E vazhdo me gjërat pozitive.
Mos e humb shpresën asnjëherë!
Çdo gjë është e mundur përherë! .
Copat vezulluese të dritave nën degë,
derdhin si bardhësi mendimesh,
çdo fragment kujtimesh,
si një lëmsh shkëlqyes drite,
mbi pasqyrën e së ardhmes.
Shpresa për mirësi duhet gjetur,
duke marrë çdo moment ashtu si vjen:
Në familje gjithçka e gjen!