10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Kozeta Zavalani

Welcome March!

Zgjohem bardhësisë së agimit,

teksa pellgjet e diellit heshtin;

muajmbarë të pranverës ju uroj!

Gjerb kafen e imagjinoj,

të vrarët fushave të Ukrainës,

mbuluar me vesë mëngjesit:

Pak ditë më parë ishin gjallë,

ndjenë agimin, panë perëndimin e diellit,

dëgjuan cërrima zogjsh,

që tashmë janë verbuar mëngjesit,

heshtur drurëve gjetherënë,

plagosur bombardimeve,

që zgjaten, të krehin flokët e diellit,

fshehur pas shpinës së pranverës.

Një nënë sheh fëmijët të vdekur,

e pa gojë vajton.

Ata ishin mishi i mishit të saj,

fryma e frymës së saj,

të rënë për lirinë e atdheut.

Vdekja këndon pikëllimin

që shkëlqen mbi lotët e diellit këtë mëngjes.

Me dhimbje në shpirt bota bërtet:

Ndale luftën, o prijës i çmendur i Rusisë!

Zëri i protestës ajrin përshkon,

me erën e frikës, që mbush heshtjen.

Ne nuk mund të parashikojmë fatet tona;

bërtasin llogoret e gjakosura,

me sy të shurdhër, të mpira nën rrotat e vdekjes!

Unë ju dërgoj dashurinë time!

Unë ju jap forcën e guximin tim!

Unë ju jap shpresën për vazhdimësinë e jetës!

Sythat e shijes

pikojnë ngadalë në filxhanin tim,

mbi kafen e errët, të hidhur dhe të zezë.

Dua të pi të gjitha gjurmët e hidhura të vdekjes!

Dua që bota të marrë dashurinë e ëmbël të jetës!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.