7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Kozeta Zavalani

Saranda – kjo perlë e rrallë

Pas sythave të gjelbërta të Llogarasë
lëndinat e shpirtit zhyten kaltërsisë së Borshit, si polumbarë
nxjerrin Sarandën, si perlë të rrallë.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe qiell
Tutje në horizont shtrihet deti i paanë
me Ksamilin gjireshumtë
që përplaset rrezeve të diellit të artë.
Kur nata ngre pluhurin e hyjeve mbi qerpikë
Lëkurësit shekujt zbardhin heshtjen e gurëve
ku kalaja si piramidë, rri mbi kodër pafrikë.
Rrëpirave të blerta ku hapin krahët ullishtet
djepi i kështjellës lëkund historinë
majë kodrës tek Manastiri shën Gjergjit
lutem në heshtje për gjithë njerëzinë.
Mahnitem nga Detit Jon në perëndim.
Syri i Kaltër rrjedh mbi tapetin e blerimit
Butrintit themeluar nga Enea
erërave harruar mbi statujën e Apollonit,
apo perëndeshën Dea
ku koka e Zeusit, portretit të Agripës i mërmërit me dashuri,
derisa nata këput zambakët e perëndimit,
duke i fshehur pellgjeve me yje në gji.
Në gushën e natës rri varur hënëza e ngrënë
Merakosur nga virusi covid.
Rrethuar nga miljona përkëdhelje
të mollëzave të gishtërinjve valëve të buta.
Dielli mbulon lakuriqësinë e trëndafiltë
thyer në miliarda kokrriza rëre,
që puthin agimet e zjarrtë gërmadhave,
ku strehohet historia e artë
gërryer thellësive nga trokthi i shekujve,
që i dhanë emrin qytetit të lashtë.

A ka një qytet tjetër ku janë 40 shenjtorë bashkë?

Aty më josh dashuria ime me gjinjtë jashtë

Teksa sytë ngazëllej mbi kaltërsinë

e shpirtin qetësoj mbi qetësinë,

që nga ballkoni i Mozës sodis

e në ëndrra e mbaj përjetësisht.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.