13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Kozeta Zavalani

Ndërsa shikoj natyrën në lulishte
ku gjërat e bukura përzihen dhe përputhen
Dhe gjelbërimi mbush tingujt e jetës
Me krenari shëtis dhe shijoj çdo aromë
Ngjyrat e ylberit si jastëk me shirita në stol.
Sa e dua lulishten, ku rri dhe sodis.
Pjesën e përsosur të parajsës
Bari i gjelbër, flutura,
margarita dhe tërfil.
Dorëzonjë e jasemin me parfumin e ëmbël.
Ku bletët mbledhin polenin, e fluturojnë.
Ndërsa melodia e tingujve vezullon në erë
Në këtë pjesë magjike të parajsës,
Nëse mund të pikturoj malet e fushat,
do t’i spërkas kodrat me të blertë dhe jeshile
Rreth livadheve të gjelbërta të harlisura
do të përziej portokallin, të kuqen dhe të verdhën
duke mbjellë lulekuqe të egra dhe të buta
Në kanavacën e natyrës…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.