7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Kristaq Turtulli

HIMN PËR BABANE (poemth)Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Rrodhën pesedhjetë vite,
Baba, që s’je më.
Mbi re është fryma jote.
Shumë vendlindjen e doje,
Gjithçka dhe,
Për vete asgjë s’kërkove.
Hijerëndë, me bukuri fisnike
Përshëndetje kur ecje.
Dhe qyteti me respekt kokën përkulte.
Në rrugë e rrugica fllad ndehte.
Mbasi falje mirësi, bujari, bamirësi nga vetja jote,
Si familje e madhe,
Me shpirt dëshiroje,
Korça të ishte e para ndër shoqe.
Por mirësia përdhoset lehtë
Është lule e brishtë,
Në zemrën e pistë të djajve.
Ndaj mezi të dhanë një varr të thjeshtë…
Në murin e rrëzuar të ndrydhjeve,
Në shungullimën e shuplakës së kujtimeve,
Në guaskën e mendimeve,
Rrëkeja e djersës pikëlonte si kristal në kalldrëme.
Së bashku me pengun e pathënë.
Dritën e paparë,
Shpresën e vrarë.
Luhatej, përkulej hija jote e gjatë,
I lodhur, i munduar ngjiteshe,
Në rrugicat e kalldrëmta, zemërvrarë…
I heshturi,
i ndershmi,
i vuajturi,
Fisniku,
Bamirësi,
MADHËSHTORI,
ATI.
Retë zboje dhe s’flisje.
Natë e ditë si Ante mbartje
Pallton gri, të reve,
Të halleve,
Të persekutimeve.
Qytetasit të verbër, të ngrirë,
Memecë,
Në shkallët e padijes, injorancës ngecën.
Bisht të syrit, nënvleftësim të panë.
Shkelën mirësinë me këmbë,
Nuk çanë kryet për ty që u dhe bujari,
Krenari, dritë dhe dituri.
Të nëpërkëmbën,
Të mohuan,
Të tradhtuan.
Sa shpejt të harruan!
Të zymtë si nata,
Si djajtë.
U mbështollën me pelerinën e mërisë.
U zgërdhinë e smirëzinjtë.
Gjuhëtharë, sydalë.
Mosmirënjohja më e liga e poshtërsive.
Sëmundje e keqe e zvarranikëve.
Dielli shtyhej në qiell, ngucej mes yjeve.
Heshtje…
Rrodhën pesëdhjetë vite,
Baba, nuk je më.
Ne s’donim ikje.
Por bijtë e djajve,
Me bërryla na shtynë drejt kurbeteve…
TI BABA ATJE mbete.
I sfidove.
Prandaj më behet sikur palltoja jote,
E gjatë, gri e halleve,
Lëviz si sfinks qytetit, rrugicave.
Palltoja e vjetër, nuk ka vetëm ty baba nën vete.
Por gjithë botën e madhe…
KRISTAQ@TURTULLI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.