14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Kristaq Turtulli

Porsa doli nga shtypi botimi i tretë i i romanit të sukseshëm:

          ‘HANI ME DY PORTA’

Pas botimit të parë të librit, në vitin 1996, vlerësimit me çmim. Përkthimit dhe botimit në Amerikë në gjuhën angleze në prill të vitit 2009, shitjes e suksesit të saj, si dhe intervista për këtë libër në Zërin e Amerikës më qershor të viti 2009.
Dhe, nga kërkesat e shumta të miqve dhe dashamirësve u ndje e nevojshme që libri  ‘HANI ME DY PORTA’ të ribotohet për herë të tretë.
Disa nga mendimet dhe impresionet e specialistëve të huajt letrarë për krijimtarinë e shkrimtarit Kristaq Turtulli
 Kur mu dha mundësia të editoja në anglisht romanin “Hani Me Dy Porta”, të shkrimtarit shqiptar Kristaq Turtulli, u shtanga, më mbërtheu ngjarja, përshkrimi me art dhe dashuri të karakterit, stoicizmit të fuqishëm të një gruaje, nëne. Mendoj që karakter të tillë nëne rrallë e gjen në letërsinë botërore. Gjithashtu më magjepsi rrëfimi i mrekullueshëm.
      Bryan Henry Fox – Kritik dhe Editor i librit të botuar në gjuhën angleze
     Ngela shumë e befasuar nga romani “Hani Me Dy Porta” e shkrimtarit të talentuar Kristaq Turtulli. Një ngjarje shumë e fuqishme, e spikatur, me karaktere të skalitura bukur me një still që rrallë e kam ndeshur përgjatë jetës dhe karrierës sime.
Mary-Anne Marmorek – Ndihmës Dekane, York University, Toronto, Kanada
       Romani: ‘HANI ME DY PORTA’, tregon një histori rrëqethese të gjyshes dhe mbesës së vogël. Autori gjithashtu përshkruan grackat e një qeverie totalitare. Një alegori tërheqëse e një bote ndryshe. Autori Turtulli me mjeshtëri të lartë tregon tema të rëndësishme të hipokrizisë së qeverisë. Dhe aspekte pozitive dhe negative të natyrës njerëzore..
Magdi Iskender, Profesor historie, Aleksandria university Egjypt.

 

May be an image of 2 people and text

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.