MË DEHËT O, JU TË BUKRIT, VARGJET E MI
O,ju të bukrit vargje, fshehur në shpirtin tim ,
bashkë udhëtuam me mirësi dhe dhimbje ,
morëm nga kjo jetë për herë bekim,
ju ruajta për gëzimin e zemrës sime,
Ju ishit tek unë magjia, që prisnit me vite,
ajri i trupit tim e cdo dite, mëngjesave,
bashkë me zemrën, me qëndruat besnike,
si flladi i gjithe kohëve, qe nuk vdes,
Tek ju përsosmërinë, shijen e ngjyrave gjeta,
ngazëllimin, kurmin e gjithësisë, e imja fytyrë,
shpirtin mbushur frymëzim, krojeve, fushave,
nga hambari i jetës, gëzimit, halleve,
Shpesh unë kisha tentuar, kisha menduar,
t’u jap lirinë e duhur, t’u nxirrja në dritë,
burimin e ndjenjave unë e kërkova,
aty ku zemra fshehur i mban energjitë.
Erdhi dita qe unë t’ju hedh në kartë,
o ju të bekuar vargje me nektar e mjaltë,
se isha shumë e dashuruar, me mesuesinë,
magjike mbeti për herë, ëndrra për poezinë.
Gjatë unë prita, ti si vegim më erdhe poezi,
dhe mbete brilantja e gëzimit tim në jetë,
u bashkuan te gjitha stinët, përcollën dashurinë,
më dehët o, ju të bukrit, vargjet e mi.
Më erdhët me dashamirësinë, lumturuat vitet,
poezi, të ruajta për gëzimin e kësaj zemre,
në këtë moshë të shemb gjithë mitet,
të jetoj e lumtur, me fisnikëri, pa dhimbje.
k@ dd