14.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Kristina Demiri Dojce

DASHUROJ VEÇ DASHURINË.

Në këtë mbrëmje zemrën pyeta,
A s’më thua se ç’është malli?
Nga ky mall, sa s’u mbyta,
Se më mungon sonte ajri.
Unë iu luta të më thotë:
Ç’është urrejtja dhe dashuria?
Sytë e mbushur me lot,
Brenda lotit që të dyja,
Shumë ma brengos zemrën,
Drithërimën se mbaj dot.
Pse po ma largon ëndrrën,
E kërkoj e s’e gjej dot sot.
Kë urren, kë dashuron,?
M’u përgjigj, shpirti im,
Urrej natën që verbon,
Dashuroj veç dashurinë.
k@dd
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.