NGA TY, PËRHERË DO LARGOHEM ME DËSHIRËN E KTHIMIT
Qytetit tim, Korcës,
Dëshmorëve e të gjithëve, që e quajnë NËNË SHQIPËRINË.
LAVDI DËSHMORËVE
(Shkolla e fshatit SHTIKË,KOLONJË, ERSEKË , ku janë rrënjët e mia mban emrin MINA DEMIRI, xhaxhai im)
Erdha shume vonë tek ti, kush më pengoi s’e di,
ndoshta ngjarjet e kohës,rrëmuja, ideologji ,
por nga koha ime, desha të sjell një poezi,
për krenarinë e të parëve, me ngjyrë kuq e zi,
pa shkrepje pushkësh, por me paqe , mirësi,
Dhe le të vinë deri sot, në modernen kohën tonë,
që në vargun tim ,shpata e trimërIsë të triumfojë ,
ata sec flasin në gjuhën e tyre, për ne sec thonë ,
po, na thonë se duhet cmuar trimëria e cdo kohe ,
me emrin e tyre , të dëshmorëve, atdheu të lulëzoje.
Në sytë e tij ka mbetur një lot,,përmallim ,
zemrën ma ka dhëne për të carë hapësirën ,
si në qytetin tend askund s’gjen qetësim,,
ditët s’do t’i kishim përherë në përfytyrim,
në ditët e dëshirave na ngrohin kujtimet.
Nga ty, përherë do largohem me dëshirën e kthimit,
largohem e kënaqur me shijën e bukurisë tënde,,
hedh hapat e mia, në rrugicat me gurë
qyteti im si një fëmije zhurmë plot,
më përcjell buza gaz si tënden bijë .