5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Kristina Demiri Dojce

PËR DITËN BOTËRORE TË NENËS
FESTOHET NE TE GJITHE BOTEN NE TE DIELEN E DYTE TE MUAJIT MAJ TE CDO VITI
SIVJET DO TE FESTOHET ME 10 MAJ.
KUSHTE E RETHANA TE NDRYSHME.L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi
Ne vendin tim festohet me 8- Mars, Diten e Gruas.
Shume gjera te bukura kemi marre nga Bota, le ta FESTOJME dhe kete sidomos SIVJET..
Bashkohuni me mua.
Ketu ne Selenik, ne e festojme dhe jam ndjere e lumtur, qe kam ndjere dashurine, mirenjohjen e te gjitheve duke me dhene titullin
NENA KRISTINA.
Meditim, ndjenje
Një dorë e ngrohtë, ledhatuese, inkurajuese, domethënëse, i jep kuptim një jete, që nis rrugëtimin në skaj të një ëndrre dhe i shkon gjer në fund asaj…
Para meje shtrohen rrugicat e kohës, një ecje nëpër mote që nuk ka të ndalur…
Gjithmonë kam kërkuar nga jeta bukurinë dhe hijeshinë që vjen nga normaliteti, pasi tek gjërat e zakonshme dhe normaliteti janë thellësia dhe bukuria e çdo marrëdhënie që nuk vyshket kurrë.
Jeta e njeriut herë çelet, herë ngryset, herë veson e herë loton, herë gjethon e herë lëngon, por shpresa mbetet…
Shpresa çel horizonte të reja vështrimi dhe konture të reja vizatohen në shpirtin njerëzor të etur për pak dashuri!…
E ç’mund të trupëzohet si shpirt, si kujtesë, si imazh në kohë nga farfuritjet e një dite?
Një çast, një orë, një ditë…
Një jetë njeriu në kërkim të vetvetes, rrethit të miqve, shokëve, shoqeve, bashkëluftëtarëve. ,gjeta duke u endur dje rrugeve te qytetit ku jetoj tani, Selenikut.
Koha e pjesëtuar në grimca…grimca e grimca të pafundme që qarkohen e rrotullohen në karuselin gjigand të ndjesive, mbresa e përjetimeve njerëzore.
Dhe në gjithë këtë shtjellë që rrjedh me ritmin e një ujëvare, diçka del nga konturet dhe kthehet në një pengesë drejt përsosmërisë, drejt harmonisë absolute. Por prap ëndrra vazhdon…
Ti mund ta kapësh ëndrrën, mund ta rrokësh dashurinë…dhe kjo është mrekullia e të jetuarit!…
Një ditë e imja, Personazh , Lexuese.dhe Shkruese.
Desha të ishte një ditë, një ditë perëndie, ku dielli të më buzëqeshte e unë t’u thosha mirëmengjes të gjithëve e dita të ishte e mbarë dhe e bukur e të ndjenja gëzimin e të jetuarit. Mushkëritë të thithnin ajrin, zemra të rrihte e këmbët të ecnin me ritmin e zakonshëm të jetës, të mbeshtetura në tokë, me realitetin dhe ëndrrën.
Doja të ishte një ditë ku në thellësitë e patrazuara të ndieja atë ritmin e brendshëm të botës, në harmoni me trupin dhe shpirtin tim, në harmoni me ditën time…
Mos po kërkoj shumë?
Ndoshta.
Por ky është një ritëm i zakonshëm, por tek e zakonshmja, tek ky ritëm në dukje monoton, qëndron magjia e ditës, bukuria dhe hijeshia e të jetuarit…
Ah, desh harrova…Këtu, në siparin e porsaçelur të një agu të ri nisi kjo histori, ky përjtim……
Kjo ditë kishte diçka të veçantë.
Do të shkoja në një takim për të pire nje caj, me nje miken time te vjeter, Mamaja e nxeneses sime..
Ajo erdhi me disa shoqe te tjera e kalova nje mbasdite te bukur dhe u kujtova mikeve qe…
E diela e dytë e cdo muaji Maj është Dita botërore e NENES
Nënat shqiptare, të mrekullueshme.Nëna
Të gjitha Nënat , janë Mrekullia e Jetës.
Dëgjova, mësova dhe pashë .
Degjova historinë e nuses se re që kishte ëndërr të bëhej Nënë , e pas shumë perpjekjesh, me ndërhyrje, lindi dy binjakë , po duhet të luftoje për të jetuar e pë r t’i ritur se hormonet e mara i shkaktuan kancer.
Dëgjova historinë e gruas qe donte te behej, Nenë ,e nuk mundi,e u bë Nena, me e mire e nje femije, te mbetur pa Prindër
Degjova ,qe Nena, jep Veshken e Saj, per te jetuar femija.
Pashë shume nena, jane me nje veshke, e punojne per te ritur femijet e tyre.
Degjova e njoh nga afer, Nena, qe per aresye te ndryshme ritin vete femijet e tyre, se nuk kanë ndihme nga ish burrat e tyre,
Pashe nje Nenë , shurdh- memece, qe shoqeronte vajzen e saj, per te kenduar e kerxyer me mbesat e mija e mbeta e mahnitur nga komunikimi i tyre.
Mesova qe shume Nena kane dhimbje, se kane humbur driten e syve, femijen , po jane kaq te forta, sa edhe malet perulen para tyre.
Mesova qe ka nena, me femije me aftesi te kufizuara dhe dine te jetojne, ,per femijet e tyre…
Gjithmonë kam kërkuar nga jeta bukurinë dhe hijeshinë që vjen nga normaliteti, pasi tek gjërat e zakonshme dhe normaliteti janë thellësia dhe bukuria e çdo marrëdhënie që nuk vyshket kurrë.
Jeta e njeriut herë çelet, herë ngryset, herë veson e herë loton, herë gjethon e herë lëngon, por shpresa mbetet…
Shpresa çel horizonte të reja vështrimi dhe konture të reja vizatohen në shpirtin njerëzor të etur për pak dashuri!…
E ç’mund të trupëzohet si shpirt, si kujtesë, si imazh në kohë nga farfuritjet e një dite?
Një çast, një orë, një ditë…
Një jetë njeriu në kërkim të vetvetes, rrethit të miqve, shokëve, shoqeve, bashkëluftëtarëve. ,gjeta duke u endur dje rrugeve te qytetit ku jetoj tani, Selenikut.
Koha e pjesëtuar në grimca…grimca e grimca të pafundme që qarkohen e rrotullohen në karuselin gjigand të ndjesive, mbresa e përjetimeve njerëzore.
Njoh shumë Nena, qe kane femijë me talente të vecanta, me dije te shkelqyera, te mirë , te urtë , te edukuar, duar artë e jam mes tyre, se jam NËNË, jam GJYSHE. dy here NËNË.
Me thoni ju lutem
-KË TË ZGJEDH PËR ”NËNËN E VITIT”?
Te gjitha jeni NËNAT E VITIT .
Jeni dakord me mua?
Ju dua e qofshi te gezuara, te lumtura
Zoti ju bekofte
E juaja Nena Kristine..
L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.