Çdo çast i jetës frymon.
ATË DITË NDJEVA SE NDRYSHOI GJITHËSHKA
Atë ditë me dukej se qielli ishte i gjithë imi,
dhe hapësirat e gjera të gjitha domosdo,
ndjenja e sinqertë ishte pastruar nga trillimi,
nisi një dite e bukur dhe jeta më thosh jeto.
Pemet u lumturuan të gjitha nga prekja ime,
lulet e çelura përqark më thane, çelëm për ty,
trishtimet u shndruan të tëra në gëzime ,
dhe dashuria më dërgoi me shumë dritë në sy,
Atë ditë gjithëshka që kishte jeta,ishte e imja ,
por dhe ti kurrsesi nuk mund të ishe i tjetërkujt,
atë ditë ndjeva se edhe koha ishte me kthjellime ,
dashuria hapi krahët i tha lumturisë, mirëse ke bujt
Dhe nisi atë ditë një jetë ku triumfoi mrekullia vetë,
atë ditë ku rfilloi të mbretëronte një dashuri e vërtetë,
kësisoj kaluan vite të tëre me lumturi dhe vështirësi,
ku pjergulla me fletë isha unë dhe lisi me degë ishe ti
Marrë nga libri
Ju ruajta për gëzimin e zemrës sime
Botuar si sot katër vjet me pare
k@dd