14.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Kristina Demiri Dojce

ZOTI TA KA BËRË RRISK TË MBASH ATË QË KE
Nga trungu i një peme këputet një gjethe,
nga shpirti i njeriut këputet një dashuri,
të dyja nga humbja marrin ngjyrë të verdhë…
dhe jetës i zvenitet për pak kohë shkëlqimi.
Loti i një vajze, gruaje që humbi dashurinë
rrëzohet në tokë dhe shkelet nga kalimtarët
dhe gjethin e rënë e shkelin pa asnjë mëshirë,
fitimtarë për pak kohë ndjehen veç të marrët…
Ndaj përherë dhe në çdo kohë ka ripërtëritje,
tek një gjë që vdes humb dhe një kuptim,
në shpirtëra njerëzish krijohen dhe plasaritje,
tek një dashuri e shkelur patjetër ka rebelim…
Stinët ndërrohen dhe pranvera vjen përsëri,
tek trungu i pemës do lind një gjeth i ri,
dhe tek një shpirt i vrarë që ka energji
ai qe diti të falë, mbeti thesari me mençuri.
Se jeta të ngre përpjetë dhe të futë nën dhe,
nëse ti rend drejt saj si një kalë pa fre…
po kërkove shumë do mbetesh pa asgjë,
Zoti ta ka bërë rrisk të mbash atë që ke
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.