FJALËT E NËNËS.
(E pashë në ëndërr
Pas pese vjetesh t’u tret trupi ne vend te huaj. Do te shpiem tek babai dhe tek femijet e tu e dashur NENE)

Tani nga larg si vegim të vështroj,
Që lart, në kthjelltësitë e qiellit,
Bija ime, që e di sa shumë të mungoj,
Zambaku im, me gjithë magjitë e prillit…
Do kalojnë vitet, bija ime
Unë nuk , jam në këtë botë
Në zemrën tënde s’dua pik mërzie
Nuk dua në sytë e tu asnjë pikë lotë…
Do dëshirosh të kthehesh prapa,
Kujtimet do duan përqafimin tim,
Puthjet e nënës janë përherë të mjalta,
Bija ime, zoti e bekoftë dashurinë.
Do hysh përsëri, mijëra herë,
Derën e shtëpisë nuk ta hap njeri,
Tek prangu aromën time do ndjesh,
Ndaj do rikthesh përsëri e përsëri…
Do vonohesh ndonjëherë të më vish tek varri,
Të mirëkuptoj, kohë të lirë nuk ke, moj bijë
Do më mungosh siç të mungon ty ajri
Kur të vish, mos eja fytyrënxirë…
Bijë e dashur, unë të dua përherë të qeshur
Ndaj të lë amanet një fjalë
Në se nganjëherë nuk të kam përshëndetur,
falmë që të ndihem mirë dhe ne varrë.
“””””””””””””””””””””””””””
Asnjëherë ti mos e thuaj ,
një ikje qenka fundi ,
do kalojnë vite dhe muaj,
nuk e ndalon rrjedhën lumi.
S’e ndalon rrjedhën lumi,
burrim zemrën e ka për herë,
dashurinë që koha pruri,
të gjitha stinët i ka Diell.
Mos e lejo lotin e syrit,
të rrëshqasë përmbi faqe,
është re që ia zë dritën yllit,
dashuria s’është luftë po paqe,
Zemër, ti kurrë mos ma thuaj,
merakun që të mban larg,
se më bën edhe mua të vuaj,
mos ma shuaj të zjarrtën flakë.
Unë s’të kam bërë shumë premtime,
njëri është rrënjosur shumë thellë,
fjala besë s’e pranon tradhëtinë,
dashuria është më shumë se diell.
Asnjëherë ti mos më thuaj ,
për pengesat që s’të lejojnë të vish,
dhe në një kohë me vranësira,
dashuria është diell që retë i gris,