7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Kristina Demiri Dojce

FRUTI I PAFUNDËSISË
Imazhi mund të përmbajë: Kristina Demiri Dojce, duke qëndruar, pemë dhe jashtë
Dashuria është një frut pafundësie,
si madhështia e maleve përtej dritares sime,
aty ku kryqëzohen shtigjet e ëndrrave të panderprera,
frutin e luleve shpërndan kudo era,
Aty ku gjaku përjetësisht me zemrën është lidhur,
dhe largon urrejtjen,që bëhet nyje e pazgjidhur,
aty shërohen plagët e një jete të palodhur,
dritë marrin sytë në qiellin tek yjet kundo ndodhur,
Dhe kur troket dikush i ndrojtur në oret e vona,
dhe kërkon pak dashuri me mirenjohje nga zemrat tona,
fillon një dashuri më larg nga dritarja e zemrës sime,
përhere ka qënë e mbetet kjo dashuri frut pafundësie,
Se nuk ka kufi drita e syve , si frut pafundësie
i vetmi qiell dhe i miliardave te madhështisë së yjeve,
toka më shumë dashuri rrit lisa dhe lule me aromë bukurie,
vetë dashuria këndon këngën e frutshme të pafundësive
k@dd
“””””””””””””””””
”Vlera e Mësuesit dhe Pesha e Qiellit nuk maten kurrë ;;
Duke ju uruar një ditë te mbarë ,po ndaj me ju një urim, falenderimi që mora nga nxënësja ime e dashur

Lindita Pallani Terolli

, Pedagoge në Universitetin ” Fan Noli” Korce.

Të gjitha urimet janë të mrekullueshme po,
Ky urim më çoi 50 vjet më parë e më solli kujtime dhe realizimin e një prej ëndrrave të mia
U BËRA MËSUESE
MBETA MËSUESE
Urimet dhe falenderimet që mora me rastin e ditëlindjes, nga të gjithë me falën shumë gëzim dhe më treguan se sa vlerë ka
DASHURIA, PASIONI PËR ÇDO GJË QË BËN NË JETË dhe
KË LËNË DIÇKA TË MIRË PËR TË GJITHË. NJERËZIT.
Ndjehem e lumtur, që po lë BIJTË, (FËMIJET, TRASHEGIMTARËT DHE TË GJITHË BREZAT E NXENËSVE TË MI TË DASHUR )
PO LE NJERËZ TË MREKULLUESHËM
Po le shkrimet e mia, ku jeni të gjithë Ju
Miqtë, shokët, të dashurit e mi.
Mirënjohje dhe shumë dashuri për ju të dashurit e mi, kudo ku ndodheni.
Jeni në zemrën time.
Ju dua
Mësuesja dhe Nëna juaj e dytë si më quani
Lexojeni ju lutem
Një urim dhe një falenderim të veçantë kam sot për mësuesen time.
“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”. ……..Është tamam për ju kjo thënie.
Nderim dhe mirënjohje për punën tuaj, sakrificat dhe përkushtimin e madh me brezat!
Mesuesja ime e dashur, ju përcjell përqafime me shumë mall.
Gëzuar! Edhe 100 ditëlindje të bekuara të ketë rezervuar Zoti për ju!
P.S
KETE URIM FALENDERIM DO TA LEXONI NE URIMET, QE JANE NE FAQEN TIME.
Falenderim , nga zemra per te gjithe
E juaja
Kristina Demiri Dojce
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.