20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Kristina Demiri Dojce

MIRËNJOHJE PËR BUZËQESHJEN QË SHNDRIT SI DIEL

( Pavlina Evro Ylli, në përvjetorin e ditëlindjes )May be an image of 6 people, including Iris Balli Hajdinaj, Fatime Menalla and Kristina Demiri Dojce, people standing, lule dhe E brendshme
Dashuri, mirënjohje më fali buqeta,
Te bukura gonxhet e trendafilit , bijë,
Si fllad i ëmbël erdhi përshëndetja,
Për të sjellë tek unë çaste mbrekullie,
Mirënjohje që je në jetën time o bijë ,
Ti dhe unë vajza të qytetit me kalldrëm ,
Që gjunjët i vramë sa herë që ramë,
ku u rritem me serenata nën hëne,
Vitet që kaluam ,mallin,shkollën, këngën,
Një ditë në bango ,o mike, emrat shkruam ,
Dhe ecëm bashkë në rrugën me ëndrrën ,
Vrapove shpejt, si shigjete çave erën
Mua më morrën vargjet, lirinë e shpirtit,
Të jepja diturinë, të lexoj Lagush e Fishtë ,
Të të shoh të ngresh flamurin, krenarinë ,
Bota të njohë të shpejtën, të madhërishmën Pavlinë
Mirënjohje për buzëqeshjen që shndrit si diell
Për puthjet në ballë, që më ngrohën shpirtin ,
Në emër të Zotit të pamohueshëm, bekimin ,
Që të kemi ngazëllime gëzime shkëlqimin,
Mirënjohje moj bijë e krenarisë korcare,
Gjendur për cdo emigrant mike, shoqe,
E kjo kantatë shpirti ndoshta është e vonuar,
Por ke qenë , aty, në shpirtin tim, e gjithmonshme

Të gjithe duam në jetë të kesh Pranverë

Jeta jote të rrjedhë si gjaku në aortë,

Dielli të të ngrohë si tokën me rreze të paqme,

Mirësinë në cdo përvjetor me pranverime

k@dd

“”””””””””””May be an image of Kristina Demiri Dojce dhe tekst

KUR DËGJOJMË KËNGËN E DJERSËS…
E kam dëgjuar shpesh këngën e shiut,
në ugar kur përzihet me bulëza djerse
përher ushqeu çdo bimë, që në arë mbiu
dhe u bë këngë me melodi t’përjetshme.
Dhe pika e djersës ka formën e lotit,
kur derdhet në tokë, vend i mërguar,
e madhe bëhet sa perimetri i globit
e mbetet vlagë e një jete t’pashijuar.
Si unë këtë këngë e dëgjon gjithkush,
kur loti e djersa mbushin dëng një lumë,
kur derdhet djersa detin plot e mbush
dhe deti dallgë blertë vë kokën tek unë…
Shija e muzës poetike ka shijen e djersës
ndaj artit tim s’i mungon vlaga e kërkuar,
veç djersa peshon në kandarin e së vërteës,
te çdo germë poezie është energji e bekuar.

Kënga e djersës nuk ndalon, merr udhë

dhe shpirti mbushet me vlagë të praruar;

djersa është dashuri e s’të braktis kurrë,

është ura e njeriut drejt jetës s’amëshuar…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.