16.5 C
Tiranë
E hënë, 9 Mars 2026

Kristina Demiri Dojce

‘NJË”
Matematika e jetës time, dashuroj
Një është bota, qielli,
një unë, hëna, dielli,
një dita e lindjes sime,
një fllad e furtunë jeta ime..
Një është mali, pylli, vendi i shenjtë,
një është besa për dashurinë,
një është puthja për zemrën e shtrenjtë,
një yll për ty në qielloren hapësirë,
Një mbretëri tek unë, zemra jote,
”Një” enigma,dashuria njerëzore,
matematika e jetes sime, dashuroj ,
edhe kur vitet rëndojne mbi supe.
Rrënjët e thella, vitet mbi supe,
të shpirtit e zemres sime,
me pyesin sot, kë dashurove,
kujt i besove në këto vite ?
Dashurova , i besova”Njëshit”,
numri, enigma, sekreti i Universit,
s’e di nga erdhi ,Zoti apo Fati,
matematika ime ,zanafilla ti.
”NJË”
“”””””””””””””””””””””””

TI EJA E BARDHË ME MADHËSHTINË E MBRETËRESHËS
(Kur takoheshim nëTiranë e në Paris )
Të gjata po më duken këto ditë nëntori,
shirat filluan, retë e errësuan të gjithë qiellin,
për vonesën tënde ky shpirti im trishtim mori,
Ti eja mall kam per ty, po të pres si dita diellin.
Portën e zemrës përherë hapur e kam për ty,
kur ti më vonohesh, unë gjumë s’kam në sy,
ky shqetësim po rritet dhe po më bëhet zakon,
zemra ka marrë drithërim, vonesën tënde s’kupton.
Unë e di se rrugët për tek një zemër kanë pengesa
dhe një lule nuk mbetet e freskët po s’e lagu vesa,
ti mikja ime mos prit që mua të më dhemb zemra,
se mosha ime nuk ka gjelbërim ngahera.
Gjithësesi dhe po u vonove, do të pres deri në fund të jetës,
do të mbetem në pemën e dashurisë gjethe e pa tharë,
mik do të behem me bilbilin, do t’i këndoj pëherë shpresës,
se një lumturi rritet kur një tjetër zemër e ka pranë.
Po të pres siç pret toka shiun në muajin më të nxehtë…
dhe buza e nxehur kërkon të shuhet tek burimi i jetës…
Po përse po vohesh, se zemra ime me shpirtin po flet,
që ti të vish e bardhë me madhështinë e mbretëreshës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.