16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Kristina Demiri Dojce

SY I PËRGJËRUAR…

O sy i përgjëruar,
Tek dielli i një shpirti,
Buzë e zemër përvëluar,
Pëherë lumturinë priti…

Shekujt përherë kaluan,
Mbi zemrat e dashuruara,
Zemërimet larg mërguan,
Drejt honesh t’ akullnajuara.

Por pëherë ka një Zot,
I adhuruar me madhështi,
Kur zemrës i fshinë çdo lot,
Ngre një mal me lumturi.

I përhershëm qëndron gëzimi
Kur shkulet marrëzia
Nuk ka vend xhelozimi
Nis largohet c’menduria…

O sy i përgjëruar
Për një zemër, për një djep
Lumturi e mjaltuar
Pa mërzitur rri e pret.

Syri nënës me përgjërim
Jo nuk rreshti duke pritur,
Shpirtpërvëluar për fëmijtë
Kohë e diellit në gjak rritur…

Kohë e diellit, kohë e hënës,
Kohë e puthjes së amëshuar,
Bulëzon në nota të këngës
E vrullon me krahë t’praruar…
k@dd

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.