ZOTIN duan të takojnë !
Ti përulen në gjunjë…
E me rrjedhë loti t’i thonë:
I MADHI i gjithësisë..!
Në tokë janë shkelur të drejtat e njerëzisë !
Atje botës i kanë vënë flakë
Ujërat i kanë nxjerrë nga të vetët shtratë !
Atje e shtrembura ka marrë Dhenë
E liderët e saj….vetëm “flenë..flenë ..flenë..”!
I MADHI i gjithësisë..!
Atje është rritur niveli i ligësisë
Atje dhunohen të mitur fëmijë
Atje vriten nëna me foshnje në gji !
Atje ka vetëm dhunë..dhunë ..dhunë..
Paqja është prangosur me zinxhirë
E lotët rrjedhin lumë..lumë..lumë..!
Atje fjalës së lirë i kanë vënë fre
E urrejtja është lëshuar mbi Dhe !
Ngado u endëm nëpër botë
Pamë vetëm lotë…lotë…lotë..!
I MADHI i gjithësisë !
Atje fundi i duhet vënë padrejtësisë
E liderët ti përulen ligjshmërisë !
I MADHI i gjithësisë !
Njerëzia ëshë me sy nga JU
E kërkon dorën TUAJ të drejtësisisë !
Lutemi :
-Dhunës vini fre !
Lutemi :
-Lëshoni qetësi e paqe mbi Dhe !
Asllan Miftari
19 shkurt 2019
In version english:
TEARFUL AUTUMN
Cold is this world, and freezes “frost” “blackness”
Endurance/Patience has ceased, flights do not stop
Above the heavenly space messenger pigeons make their way
GOD they want to meet!
To bow to his knees …
And with their tears to confess and solicit
THE MAJOR OF THE universe ..!
The rights of humans have been violated on earth!
The world is set on fire
The waters have been drawn out from their beds.
There the Distorted/the Evil is on its way
And their leaders …. are just in “deep sleep.”!
THE MAJOR OF THE universe..!
There the level of wickedness is increased
Children are raped there
There mothers are killed with babies in their breast
There is only violence …. violence . violence.
Peace is chained
And the tears flow like waves ..
And tears like rivers flow down
There free speech has been imprisoned,
Hate Is Released On earth!
Everywhere we wandered through the world
We just saw tears … tears … tears!
THE MAJOR OF THE universe!
There, injustice should be banned
And Leaders should abase to legality!
THE MAJOR OF THE universe!
People are eyeing on you
They seek YOUR hand of justice!
For We pray for you to rein violence
And let peace be planted /have a sigh on earth!
Copyright@Asllan Miftari
Tirana-Albania
“”””””””””””””””””””KISHA ËNDËRRUAR….(vazhdon…)
Shumë kisha ëndërruar të bëhesha poet
Poet që vargjet të buronin nga shpirti im
Poet që kur të hidhja vargje në letër
Lexuesi ti lexonte me plot mallëngjim
Poet me vargje shpirtërore
Me vargje që rriten mbrenda kopshtit tim
Me vargje të matura…e jo me nxitim
Vargje me rrënjë e plot botë-kuptim
Vargje që burojnë nga shpirti vetë
Vargje që mos të vinin nga diku gjetkë
Vargje që burojnë,Jo nga google translate
Vargje që kurrë koha mos i tretë
Vargje që të mos mbjellin armiqësi
Vargje që lindin gjithmonë miqësi
Vargje që shperthejnë në ciltërsi
Vargje që të mos ndjellin xheloxi
Vargje që të godasin në shenjë
Vargje si frutat e më të bukurës pemë
Vargje që shpërthejnë si lule kur vjen prilli
Vargje që vijnë me këngë,prej zë bilbili
Poet që vargu të mos injektonte dhimbje
Vargu të ishte melhem në shoqëri
Poet që vargu të shëronte plagë të thella
Poet që përcjell ndjenjë shpirtërore e mirësi…
Poet që vargjet të mos vrisnin nga larg
Vargje që dhe kritika të ketë një prag
Vargje që të mos godisnin në lot
Poet i vargut të mendimit,
Askush i përkryer në këtë botë….