19.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Kujtim Hajdari

Te nderuar miq e mikesha kam kenaqessine te ndaj me ju nje tjeter velresim qe me ben ne Konkursin Nderkombetar “SALVATORE QUASIMODO” te zhvilluar ne Rome te Italise, ku konkuruan poete nga shume vende te botes.
Une konkurova dhe u vleresova per poezine “QUANDO TI HO VICINO” (Kur të kam pranë)
Per kenaqesine e miqve qe pelqejne ta lexojne po e sjell me poshte bashke me variantin e saj ne shqip.
Falenderoj perzemersisht organizatoret e konkursit e ne menyre te vecante Presidentin e Jurise zotin Alessandro Quasimodo.
Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve ju qe na ndiqni e na inkurajoni.L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Kujtim Hajdari, vestito elegante e testo
**************************
KUR TË KAM PRANË
Kur të kam pranë,
Të pushtoj me ëmbëlsinë e këngës së rilindjes,
Të ngre në ajër mbushur parfum jete,
Të rrotulloj me krahët e dashurisë së pafund
Gjithësia na ndjek në lodrën e bukurisë,
Na vjen pas me këngë e gëzim fëminor.
E me fjongo hëne,
Na lidh yjet kurorë.
Kur të kam pranë,
Humbas meditimesh në kaltërsinë e detit të syve tu,
Në gurgullimat e ujëvarave të zërit tënd,
E më zgjojnë ëndrrash pulëbardhat e vështrimit
Tretur thellësive shpirtërore.
Dielli hesht,
rrezet i mbledh me pelena të bardha,
dhe unë i shoh të ndezura vetëm në buzët e tua.
Kur të kam pranë,
Bota duket shumë e vogël,
Me dashurinë tonë pushtojmë Hemisferat,
Dhe akujt në Alaskë i shkrijmë,
Qiejt e ëndrrave s’na mjaftojnë më,
Galaktikash humbim, pafundësish,
Për t’u rishfaqur përsëri.
Ylbera dashurish.
KUJTIM HAJDARI
**************************************
QUANDO TI HO VICINO
Quando ti ho vicino,
Ti avvolgo con la dolcezza della canzone della rinascita,
Ti alzerei nell’aria riempita con il profumo della vita,
Ti rotolerei con le braccia dell’amore infinito,
L’universo ci segue nel nostro gioco della bellezza,
Seguendoci con canzoni infantili e gioia da bambino.
E con i nastri di luna,
Collega le stelle in ghirlande di fiori
Quando ti ho vicino,
Mi perdo nella meditazione del blu profondo
Del mare dei tuoi occhi,
Nei gorgolii delle cascate della tua voce,
E mi svegliano dai sogni i sguardi dei gabbiani,
I sguardi persi nella profondità della tua anima.
Il sole tace e sta in silenzio,
I raggi li copre con una fascia bianca,
E io li vedo accese solo sulle tue labbra.
Quando ti ho vicino,
Il mondo sembra troppo piccolo,
Con il nostro amore invadiamo gli emisferi,
Anche il ghiaccio in Alaska lo sciogliamo,
Il cielo dei sogni non ci basta più,
Ci perdiamo nelle galattiche, nell’infinità,
Per riapparire di nuovo,
Come l’arcobaleno degli amori.
KUJTIM HAJDARI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.