15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

KUJTIM HAJDARI

DHE NJË SHEKULL QESHTË PËR TY

(Nipit Dion për ditëlindjen)Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, fëmijë dhe bebe

Zëri yt na lumturon çdo ditë,
Bën të qeshi botën mbarë,
Gazi yt shton mrekullitë,
Zemrat tona i bën beharë.
Kur qesh ti dhe ajri ndrin,
Bora jashtë shkrin bëhet zjarr,
Dhe të ftohtin që akull ngrin,
Ti e shkrin e bën ujëvarë.

Gëzimin paç si diell në sy,

Paç gjithmonë veç lumturi,

Dhe një shekull qeshtë për ty,

Mbushur këngë e melodi.

KUJTIM HAJDARI

“””””””””””””””””””””

VITET TONA
(Shokëve të gjimnazit)Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, njerëz të ulur, jashtë dhe E brendshme
Vitet tona rrodhën e u thinjën ngadalë,
Dhe rrudhat, pa kuptuar, na kanë dalë,
Flokët na ngjajnë me një kësulë dëbore,
Dikujt i ranë si gjethet në ditët vjeshtore.
Do të na pëlqente t’i kishim flokët si çun,
Por pamë që dhe vet koha u thinjë më shumë,
Po me kohën ne ecëm, ecëm pa pushuar,
Dhe miqësinë e rritëm, e mbajtëm të çmuar.
Zemrat e mira, dashuria vëllazërore,
E ruajtën miqësinë si në vitet rinore,
Dhe pse mërguar, nëpër botë shpërndarë,
Shumë gjëra bashkë prapë i kemi ndarë.
Ndodh shpesh të mblidhemi si në rini,
Me një shaka, një gotë verë o pak raki,
Kujtimet t’i ndezim me flakën e miqësisë,
E kush e ndjen se po trokasin vitet e pleqërisë!?

Miqësinë e pastër nuk na e thinji kurrë,

As shpirtin s’na e plaku, u rrit si lulja në gur,

Dhe pse qe e ashpër koha dhe e vështirë,

Na bëri më shumë miq, na bëri më të mirë.

KUJTIM HAJDARI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.