28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

KUJTIM HAJDARI

Falenderoj perzemersisht shtepine botuese Kimerik qe perzgjodhen dhe nje nga poezite e mia, ne italisht, nder poezite me te bukura qe futen ne Antologjine e madhe me poetë te ndryshem nga shume vende te botes, pjesemarres ne Konkursin e madh “Poetry Elite”, te shoqeruara me foton dhe nje biografi te shkurter letrare.

Ju falenderoj te gjithe juve qe na ndiqni e na inkurajoni

me pelqimet dhe komentet tuaja. (Me poshte po sjell variantin e saj ne shqip)

DO TË VIJ ME VRAP

( Kushtuar një çifti që në flakën e dashurisë,
vajza vdes nga një Corona Virus)
Në hije nate kërkoj në vetmi,
E vras errësiren të vij tek ti,
Dhe prej supesh e tund qetësinë.
Këta yje ku janë, ku rrinë?
Kërkoj në qiell, asnjë lëvizje,
Një pamj’e ftohtë, diçka e vdekur,
S’shoh më yjet që me mijëra ndizje,
Me sytë e tu si prush të thekur.
Me këngën e ëmbël që këndoje,
Me fjalët e bukura që më thoje,
Sa shumë ma ndeze dashurinë,
Moj, vajzë e bukur – gjeraqinë.
Mallit mbytur, ditët po më shkojnë,
Ti si zanë diku më rri fshehur,
Zemrën e plasur ç’e përvëlojnë,
Bukuria jote – pranverë dehur.
Pse virusi i zi do të merrte?
Pse la kështu në halle e derte,
Një lotë të kripur që përvëlon,
Një shpirt me plagë që vajton?

Mos më thuaj mua, që s’kthehesh më,

Unë, ëndrrash, do të thërres prapë,

Sapo të të dëgjoj, të më bësh zë,

Mes plagësh do të vij tek ti me vrap.

KUJTIM HAJDARI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.