22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

KUJTIM HAJDARI

VITET NA PËRSHËNDESIN
Qajmë vitet që jemi ndeshur,
Historinë, jetën që shkuan,
Dhe kur ëndrrat na kanë qeshur,
Dhe kur vuajtjet na munduan.
Mbetur larg por jo harruar,
Shpesh në zemër tingëllojnë,
Duket prekim prapë me duar,
Kur kujtimet atje na çojnë.
Bashkudhëtar i kemi patur,
Rritur plakur me ta bashkë,
Nëpër dimrat e stërzgjatur,
Zjarrit të verës djegur jashtë.
Herë përplasur e zhgënjyer,
Nëpër vitet gjurmërëndë
Shpresëhumbur, ëndrrathyer,
Plaga shpirtit ende dhemb.
Herë gëzimet luleçelur,
(Ndonëse rrallë po s’kanë munguar)
Na kanë joshur e përkëdhelur,
Vitet tona të përmalluar.
Jemi ndarë si miq të mirë,
Dhe kur jeta na rridhte qetë,
Dhe kur nervat ngrinin grushtet,
Herë të çartur e herë të mpirë.
Buzagaz na përshëndesin,
Kur i sjellim nëpër mend,
Vitet tona tek ne s’vdesin,
Sado jeta peshon rëndë.
KUJTIM HAJDARI
“””””””””””””””””””
May be an image of 1 person, stone-fruit tree, qiell dhe tekst
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.