Një statujë e ngritur kohë më parë, ishte bërë tmerri i qytetit për disa dhjetëvjeçarë dhe ende vazhdonte me të njëjtën egërsi. Monumenti ngjante si një grackë e madhe ku kishin rënë brenda saj, dhjetëra viktima. Radha i erdhi Ilo Laminorit. Një fjalë e thënë nga një shpirt që dhembte, aty pranë monumentit. Po ky,-tha një ditë Ilio Laminori,- ç`na krekoset kështu? Sikur ka në dorë të gjitha tapitë tona….