14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Kumrie Avdyl Shala

Libri im vazhdon rrugën edhe në duartë e Doktorrëve !

Dr.Nexhip HaxhiHysen Shatri respekt!

DUA TÊ SHOH LUMTURI

Sikur loti që rrjedhë nga gëzimi,
Lirikat e mia të bëjnë
ta njohesh vetën tënde.
Prandaj dua të shkruaj poezi që dalin nga shpirti i bardhë!
Si valët e detit, të mbuluara me rreze dielli
e me pulbardha.
Dëgjova duke thënë se, lirikat e mia janë të “sëmura”,
Ndërsa epikat janë si pushimi në kohë vere
që nuk dëshirojmë të kenë fund!
Ato janë për ata që, kanë lindur duke qarë, e në jetë jetojnë të gëzuar e të lirë.
Nuk dua të degjoj më,
as gjëmë e as nëmë,
Por vëtem mirësi e begati ,
kudo në rrethin tim
ku do ku ka rini,
Të rrethuar me lumturi!

K.Shala

“”””””””””

VETËM TI DI TË DASHUROSH SI UNË
Kush di të dashurojë si unë, përveç teje,
Si unë, vetëm ti di të duash,
Vetëm ti di ta ndjesh aromën e dashurisë së kahmotshme.
Dashuria që me sy ushqen njomësinë e saj,
Ledhaton qetësinë shpirtërore,
Të fut në ndjesi djallëzore.
Kur fillon dashuria marrëzore,
Dukesh gjimnazist a si nxënës i shkollës fillore.
Dashuria e pastër të mban lidhur nyjë-nyjë,
E rrënjët e saj depërtojnë thellë në brendësi të shpirtit,
Dhe askush s’mund ta shkulë.
Dashuri quhet atëherë kur zemra rrah me ritme të shpejta,
Bum e bum e shpirtin ta lëkund,
Sytë kur piqen, shkëlqejnë si margaritarë,
Të mbushur me lëngje të dashurisë së rrallë,
Gjoksi gufon
Fytyra bëhet zjarr.
Fytyra bëhet prush,
Fjala mbetet në gushë.
Kush di të dashurojë si unë,
Përveç teje?
Askush!

K.Shala

“”””””””””””

KRONIKË NGA BOTA ÇNJERËZORE

Sa është rënduar bota me jonjerëz, o Zot!

Prej kohësh lëngon, po jo sikur sot,

Shtirën engjëj, njerëz të butë, pa shibla, të dëlirë,

Me shpirt të pastër,

të eutur të mos bëjnë mirë,

Shtirën se kanë zemër të bardhë, po aq dorën të lirë,

Për moralin e rrejshëm digjen si në furrë,

Të gatshëm për punë,

por nuk punojnë kurrë,

Tëra i bëjnë për hater,

kurse një ha sa për katër,

Janë të prirur të bëjnë dhe mijëra poshtërsi,

Ndërsa vetëmbytën po bënë ndonjë mirësi,

Me hov bëjnë pazarllëqe të shumëfishta,

Pa fije turpi mëkate, me dorë në zemër rrinë,

Dhe nga toka qiellin me kokë arrijnë,

Kur janë atje lart bëjnë hata herët e vonë,

Yjet bëjnë dritë, kur të themi ne, thonë,

Ziliçarë mes njerëzve, atdheut i bëjnë gropën,

Nga dhjami s’marrin frymë, parazitë sa s’ngopën,

Me gjak të etur, grabiçarë soji si ata janë,

Dhe politikës së zezë i rrinë pranë e pranë,

Zvarranikë e jokurrizorë nuk i ka kush,

Mburren dhe për dije, si të bien në prush,

Me të tillë është ndërtuar kjo botë çnjerëzore,

Po Zoti i solli bashkë me tëra mrekullitë e veta,

Njeriu ta kuptojë se cila është e vërteta,

Ta kuptojë se si duhet të ndërtohet jeta o njeri,

Dhe bota tjetër larg kësaj të quhet mrekulli.

K.Shala

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.