16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Kumrie Avdyl Shala

ALO – ALO,

Në pikë të mëngjesit teli cingërron
Athua tani kush do më lumturon,
E ditën e mbarë t’ma uroj.
Nuk ka gëzim më të madh në jetë
se çdo mëngjes
fytyra të më buzëqeshë!
Sa shpirtbardh je o njeri,
Kur që në mëngjes më dhuron dashuri.
Një fjalë e mirë,
ditën e kaloj mbarë
Ka shumë vlerë kjo
Është si një margaritar!

25 prill 2022!

“”””””””””””””””””

ZEMRA IME KA VEND VETËM PËR TY
Sa vonë më erdhi fjala,
Kur ndarja kishte kohë që ishte nisur.
Sa vite kaluan!
Sa festa shkuan!
Dhembjet sa shumë u rritën!
Ato kurrë nuk u shëruan!
Pas gjithë atyre viteve përpjekjeje,
Vetëm tri shkronja u shkruan.
Sa vështirë është të pranosh të vërtetën,
Për ty shova gjithë jetën.
Një fjalë njëherë e thashë,
Nuk e kthej pas,
Të desha,
Të dua,
Do të të dua përjetë,
Paçka se më nuk jemi bashkë!
Jetojmë kohën tonë,
Edhe pse nuk më ke më!
Edhe pse nuk të kam më!
Nuk pendohem pse të doja,
Nuk pendohem pse ende të dua,
Se zemra ime e palgosur,
Në brendësinë e saj,
Vetem ty të ka pranuar.
Sytë e mi të përlotur,
Nuk shohin tjetër njeri,
Kjo zemër e vockël,
Ka vend vetëm për ty.

K. Shala

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.