8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Kumrie Avdyl Shala

SHKRELI I AZEMIT

U rashë mespërmes
lugjeve të verdha t’vendlindjes
Çdo skaj shkrelian ishte nuri i fytyrës tënde
Edhe flokët kaçurrela të ballit tënd të madh
prej malësori, që era e bjeshkës i fërfëllinte
sa në atë anë, sa në këtë anë
Çdo shkëmb e gur që shikoja pêrshpêriste fjalët tua,
që s’i harrojmë kurrë,
Fjalët e rugovasit, burrit si dragua,
burrit të pushkës e të penës…
Fjalët tua të gdhendura
Me daltën e fjalës
Mbi gur
Sa u çmalla me lugjet e verdha të vendit tënd,
me lulebore, me ujin e ftohtë e me pishën plakë,
me kurorat e maleve
e me livadhin e gjatë,
aty buzë përroit ku ti freskon fytin e vargut
e mi freskon muzat e shpirtit
Por…Shkreli mu duk i zbehtë
pa ty, poet…
nuk shkëlqen, joooo…
Nuk lëshon aromë as pisha plakë,
as livadhit të gjatë nuk flatronin fluturat,
e gurra pranë shkëmbit kishte shteruar,
edhe lugu i kroit ishte tharë
poet,
këtë vend ku u linde
do ta quaj Azem,
se vetëm me emrin tënd
shkëlqimin do ia ndjejë Rugovës.

K.A.Shala dt/01.7.2022

“””””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

ZEMRA E PASTËR BILUR
U mundova të gjej
inspirim te librat,
atë e gjeta tek ti,
aty në mesin e fjalëve tuaja me peshë atomi.
Buzagaz flet më shumë se rreshtat e një libri, që çdo ditë po i mbulon pluhuri i harresës.
Ta lexosh një libër, duhet ta fshish pluhurin shekullor në kujtesën tënde.
Të dhurosh buzëqeshje me dashuri e t’lehtësosh dhembjen në tjetër kontinent është më shumë se mrekulli.
Këtë s’e bën dot rreshti i shkruar në libër, as edhe një ditar dashurie dikur.
Por…këtë e bën vetëm ajo zemra e pastër, e pastër bilur.

K.Shala

28.6.2022

“”””””””””””””

NUK KAM FRIKË PËR TË VËRTETËN
Të pata thënë një ditë që,
nuk shtyhet bjeshka me gjoks,
E ti, ma kundërshtoje fjalën
besa… edhe me hidhërove
E me the se….
unë nuk lëshoj pe,
E m’u përgjigje me rreptimë kështu duhet të jetë e s’ka më.
Unë të besova edhe të besoj ende,
Sepse ….e di kush je,
nga vjen, e rrënjët nga i ke.
Unë për dijen e rininë tënde ndjejë dhembje …
Sepse… faqezinjtë mundohen edhe ty, t’perlyejnë
e nga kjo tokë te ç’binë.
Por… engjëjt si ti,
do ti ruaj vet Zoti
E në heshtje do ti shpërblej…
Edhe pse përcjelljen prej hijenash e ke çdo ditë
Të cilat sillen e mbështillen rreth e rrotull teje…
Kinse po të ndihmojnë,
e pas shpinës sate ta mshojnë.
Mundohu t’i lexosh
sytë e të tjerëve,
mundohu ta kuptosh dashurinë pa kushte!
Sepse është kohë e egër,
o ti njeri mirë…
Kohë tinzare,e cila të vret,
të pret, të varros
e as duart si lanë as si shpëlan nga krimi.
E,me ato duar shpërndan bukë për bamirësi
të ata që vet i ka fut në dry.
E në tjetrën anë kinse
qanë e rënkon,
e fytyra i reflekton ” dhembje e mërzi “,së vet i ka futur në dry!
Ky është realiteti mos u hamendësoni…
Bjeshka nuk shtyhet me gjoks, ta pata thënë dikur
O ti, njeri i mirë,
këta njerëz si ty në gishta njëhen,
Të pakt janë ata që falin dashuri,
e ofrojnë bamirësi pa kushte si ti!
Mos ik nga unë,
dua të kem njerëz si ty rreth vetës,
Se vetëm këta njerëz si ti,
dinë ta zgjasin jetën
e ta thonë të vërtetën para njerëzimit
e para Zotit pa frikë!

K.shala 23/6/202

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.