TRUNGU GJIGANT
Mos e provo fuqinë
e trungut tim!
Nuk mund ta thyesh asnjëherë!
Rrënjët e tij janë të thella,
të thella shtatë pash nën tokë.
Edhe nëse degët e tij janë thyer, afër tyre ka dalë sythi i ri.
Andaj, mos garo me të…
Mos e provo forcën tënde, se as kalbëzimi e as vrimëzimi s’ekzistojnë në trungun e tij.
Mos e ushqeni kokën tuaj me mendime të errëta
se… trungjet me rrënjë të thella jetojnë gjatë.
Rrënjët e tyre janë të shtrira thellë, as me mendje nuk i mbërrinë.
Andaj, mos u mundo ta injorosh fuqinë e trungut gjigant, se nën hijen e tij po freskohesh që nga fëmijëria.
DATA/ 15.7.2022
“”””””””””””””””””””
Me datën 4 dhe 5 korrik u mbajtë nje takim pune me gjashtë (6) zyrtar/e për Barazi Gjinore te komunave te Kosovës siç ishin ; Zyrtar/e , nga Komuna Pejës, Gjakovës, Klinës Istogut,Rahovecit dhe Komuna e Suharekës.
Puntoria dyditore e organizuar nga Misioni i OSBE-së, kishte për qellim shkëmbimin e përvojave nëmës komunave te lartëcekura e nder to, përvoja të mira dhe frytdhënëse ndau zyrtarja e komunës se Suharekës duke ju bashkangjitur edhe zyrtarja e komunës se Gjakovës, raste të cilat në komunat e tyre ishin aplikuar me sukses e qe pritet qe edhe ne komunat e tjera te Kosovës te punohët çdohëre ne të mirën e Barazisë Gjinore, duke u përkrahur nga institucionet relevante.
Misioni i OSBE-së vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Kosovës në përpjekjet për të promovuar mbrojtjen sistematike të të drejtave individuale të njeriut në nivelin bazë.
OSBE mbledhi zyrtarët komunalë për barazi gjinore nga rajoni i Pejës dhe Rahovecit të emëruar së fundmi, si dhe zyrtarë të tjerë komunal, për një punëtori dyditore.
Ata ndanë njohuritë dhe praktikat më të mira për barazinë gjinore në përpjekjet për të ndihmuar zyrtarët dhe institucionet komunale që të kuptojnë dispozitat përkatëse ligjore, ndikimin e mundshëm të vendimeve mbi barazinë dhe barazinë gjinore, rëndësinë e përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse dhe trajtimin efektiv të çështjeve shtëpiake. rastet e dhunës.