4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Kumrie Avdyl Shala

Femije,e re,e rritur, e pjekur!

FOTOGRAFITË I DOGJE LUFTË, POR DASHNINË JO …
Lufta mi dogji fotografitë e kujtimet e mia mbetën aty këtu vetëm pak ,
por shpresat nuk mundi të mi shuanë më dashtë ,
Sepse e ruajta dashuninë me kujdes,
e mbrojta me fanatizëm deri në palcë.
Edhe sot dashuninë më dashtë nuk ma shuan askush, veç vdekja.
Se me ditë me dashtë është hyjnore, e jetës ia shton kuptimin.
Tani edhe atëhere sikur se,
në bankat shkollore,
Sepse dashunia kurrë nuk plaket, Zoti e krijoi pa moshë, te pa vdekshme për Ne.
Na bëri dhuratë në ditën e krijimit njerëzimit,
që ne të afrohemi e ta mbajme njeri- tjetrin pranë te dimë ta shfrytëzojmë taman.
E kujte t’ia ofrojmë pa kushtëzime ta dhurojmë me shpirtë e zemër.
E lufta fotografitë mi dogji, është e vërtetë por shpresën e dashuninë për ata që dinë më dashtë e të më duanë , nuk ma shuajti e as nuk ma dogjen kurrë jo…

DIKUR KISHTE DASHNI

Se ç’mu kujtuan kohërat e vjetra
kur luanim me guralecë,kapuça e letra,
gugjash e gegja, cicmic, guracak edhe vizak
Gjumin bashkë e bënim të gjithë në një shtrat
Kur qeshnim e qanim prapë të gjithë ishim bashkë
Rrobat e arrnuara, e me pasterti
Sa me gëzim i prisnim festat e Vitin e Ri.
Sa të bukura ishin ato mëngjese,
duke pyetur njeri- tjetrin, a u zgjove a fjete
Fytyrën e dhëmbët shpejtë i pastronim,
njëri-tjetrit ne i ndihmonim
Sofren nëna e shtronte me dashuri,
të gjithe rreth saj të bashkuar oh sa bukuri
Buka në sofër sa shumë avullonte nga duart e nënës
që kurrë nuk pritonte për ne të gatuante
E Babai bukën ndante në disa pjesë,
në mes të sofrës veç një pjatë ishte,
turreshim me vrap të hanim sa më parë,
dikush ikte ne shkollë , dikush në fushë e arë
Nënat na uronin një ditë të mbarë,
kush në shkollë e kush në arë.
Ju fëmijët e mi paçit jetë të gjatë e mirësi,
faqe të bardhë e dashuri
Në ato kohëra kishte shumë dashuri,
duanim njëri-tjetrin me zemër jo për pasuri,
Nuk duanim për sy e faqe s’kishte gjelozi
Në kohën e shkuar mbretëronte njerëzia,
buka e kripa edhe dashuria
Tani se ç’është futur në mes një shejtan,
të gjithë rrotull se ç’po i bën,
humbi dashuria, i mbyti xhelozia, droga e rakija,
Prej këtyre punëve të pista
humbi respekti e njerëzia.

K.A.Shala dt/16.12.2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.