TRI HERË GJENERAL
(Në vend të një lapidari për heroin e dy kombeve, Bekim Berisha – ABEJA)
Nuk desha të shkruaj më,
Shpiri po dhemb
Si plaga kripën,
Po nuk munda të mos shkruaj edhe për ty, Bekim!
Për ty po dhemb kjo plagë e rëndë,
Edhe atëherë kur të lanë në një lëndinë,
Asnjë pishë, asnjë man s’ta mbollën te gurvarri,
He, burrë i dheut!
Deshën të të përcjellim edhe fshehurazi në banesën e fundit, Menduan se s’ka kush të flasë për ty,
Se të zhduken amanetin, trimrinë, fitoren,
Të gjitha të mirat që i solle vendit tënd, Bekim!
Heu, he trimi!
Nuk të ngritën në piedestal,
Asnjë shtatore në këmbë,
As edhe një rrasë me mbishkrimin: Dëshmor i shteti të Kosovës!
As këtë nuk e shkruan për ty, ABE, Bekimi ynë!
Menduan ta shlyejnë historinë tënde,
Të zhdukim trimërinë tënde, burrërinë,
Të të harrojnë të gjallë e të rënë,
O jo, ore burrë,
Në Graboc linde e u rrite,
Vendlndjen s’e korite,
Të gjithë Kosovës fytyrën ia ndrite,
Vit për vit, shteti kroat, komandantë e gjeneralë
Të mbulojnë me nderime e lavdi,
Të kanë shpallur hero të kombit të tyre,
Shteti yt të la anash!
Pse, he burrë!
A pse e deshe shqiptarin aq shumë?
A pse ishe një furtunë?
A pse frikën ia fute armikut?
A pse preve kokat e çetnikëve?
O trimi ynë, luftëtar i lirisë, hero i kombit tonë!
Nuk të harron Açareva,
Nuk të harron Drenica,
Nuk të harron Peja,
Nuk të harron Shqipëria,
Po as Juniku, Dardania hiç e hiç,
Për ty do të shkruajë historia,
Një herë në një mijë vjet një kësi burri vështirë se lind,
Ti linde në këtë anë,
Skënderbe për të luftuar për mëmëdhe.
Ti Bekim Berisha, o Abe!
Do të kujtojë gjithë shqiptaria sa te rrojë njerëzia,
Lum vendi ku ke lindur,
Lum nënlokja që të rriti,
Shqiptarisë fytyrën ia ndrite.
Po ç’të duhet ty shtatorja e shtatit tënd,
Ta ngritin çlirimtarët e rrejshëm,
Komandantët që kanë komanduar krimin,
Ti veten ke ngritur në piedestal
Tri herë ishe gjeneral,
Me shtatë gjuhë, ashtu si i fole dje lirisë,
I flet dhe sot lavdisë,
Ishe thatanik,
Por i fortë krejt çelik,
Strateg e vizionar,
Gjeneral e legjendar,
Në beteja e në furtuna,
Ferr e terr sytë të panë,
Bashkë me shokët që me ty ranë.
Por çfarë the ditë kur re?
Ti, shëndetligu i lirisë!
Ti, lapidari i lavdisë!
Ti i paharruari i historisë!
Ti ke folur me heshjen,
Heroizmi nuk do fjalë,
Gjak do, sigurisht ke thënë,
Ditën kur ke rënë.
Ti shkosh hero atdheut,
Mund të kesh menduar, Abe!
Ashtu si porositi legjenda Skënderbe.