NË KURORËN E LISIT FAZLIJA
Atje, në një skaj të atdheu tim,
Një lis i ri i një miqësie të re,
Në pikë të acarit mbiu,
Eli hidhte rrënjët,
Fidaimi rriste trungun,
Familja Fazlija lidhur në kurorë degësh,
Qiellit derdhej behar,
Në janarin e vdekjeve të mëdha,
Filiza e parë e stinës,
Çeli mbi atë sofër Lipjani,
Të rriste atë lis,
Ela e gatuante rrënjët,
Fidaimi i farkëtonte trungun,
Familja Fazlija u bë kurorë degësh,
Miqësia e re ishte shtruar në atë sofër Lipjani,
Krejt rastësisht,
Prandaj rasti është mbreti i botës,
Erdhi në atë qytet,
Një flakë tjetër e Flakës së Janarit,
E djegur me mallin e mërgimit,
Deri në Afrikë e në Indi,
Nëpër gjurmë të Nënë Terezës,
Si nëna e botës që luftoi urinë,
Këjo familje margaritare
Luftuan etjen njerëzore,
Në atë shkretëtirë Afrike e Indie
Dhe tërë ai humanizëm që aty mora vesh unë,
Sa shqiptar, sa romun,
Derdhej edhe në atë sofër zakoni,
Aq e madhe në atë qytet të vogël,
Ku shtroheshin si dikur moti
Buka, kripa dhe zemra,
Kjo trigonometri që e ruan veçmas mërgata,
Me emrin e bukur disaporë,
Si mësonim në orët e biologjisë,
Gjithadej janë lulet e shpërndara që rriten dheut të botës,
Këtu e në atë kontinent të paanë,
Në atë botë të vonuar njerëzimi,
Si gjuha, si zakonet, si traditat tona,
Ela dhe Fidaimi
Ishin emrat e përbashkët që kishte shtëpia,
E faqorja e xhamtë e rakisë,
Kot përpiqej të bënte ritmin e poezisë,
Në traditën e acartë të Flakës së Janarit,
Gërsheta e atdheut dhe e mërgimit,
E njeriut dhe e trimit,
Sa e burrërisë, sa e lirisë,
Në kurorën e Lisit e të fisit Fazlija,
Si degët tërë gjethe që ka poezia.
E shkruar nga Kumrie Shala me 27 janar 2022.