VALLË,A KA LIRI NË VENDIN TIM!
Pse thoni të lumtë e duartrokisni fshehurazi!
Nga kush keni frikë tani!?
Ikni fshehurazi dhe e fusni bishtin nën shalë.
Telefoni cingërron e cingërron
të lumtë, me ty jemi,
po, nuk mundemi mesazhin tënd ta përçojmë,
se, bythë nuk kemi,
si ti…
Ama pas teje qëndrojmë.
Ky është heroizmi i pushtetit të përlyer që frikën ua futi në palcë!
Prapë telefoni cingërron.
Të lumtë pas na ke gjithmonë.
Eh kohë e gënjeshtrave,
kohë e servilizmit e poshtërsive pa fije turpi.
E ne duhet të jetojnë me qefin në gji…
Së e nesërmja na zbardhë nëpër rrugicë pa emer.
Deri kur keshtu,
në luftë me frikë,
në liri me frikë,
e askujt vonë si behët
së vendin na kanë fikë.
Ah ju matrapazë,
të pashkolluar, jashtkurrizor, zvarranik që u bëtë horë.
Kur do të ketë qetësi o njeri, luftën e mbijetove
lirinë ëndërrove
për vendin tënd sakrifikove.
Punove për të jetuar i lirë,
E lirinë e vonuan,
njerëzit e ndyrë,
që luftën e kanë përlyer.
Eh, çdo ditë gënjejmë vetvetën që jemi mirë,
Më liri te plotë në një vend të lirë…
K. SH.
SHKURT.
2022