13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

KUMRIE SHALA

U MBROJT PLISI,FISI E LISI

Nuk lejuat që fisi e plisi të jenë pa zot

Pa tokë e pa kokë

Edhe pse është kohë tmerri

Dija nuk vlerësohet

Se ajo përbuzët e harrohet

Aty ku nuk ka dije s’ka respekt

S’ka njerzillëk S’ka organizim e as shtet

Jo nuk ka as lumturi

As pushtet dhe as dashuni

Do të punoj fort për inate

Çdo sukses do ta fus në punë

Vlerat dhe kontributin e të parëve të mi

Nuk do e humb askund

Me punē do e mund çdo sfidë e furtunë

Edhe nëse shpirtin për të do e humbë

Nuk do ta lë të shkoj si qeni në rrush

Ta mbështjellin ta bëjnë tarabush

Do e vëjë ne vijë e në pah

Ku njohën llagapin e troallin

Prej Sarajave të Bardha e në derë Stambolli

Emri i fisit Shaljanë e dera Ali Dushit,

Bellagji ku e mbrojti plisin e fisin

Krajli e mbreti ia kanë pas zili

Luftuan për vatan e për shqiptari

Shaljantë ky fis malësori

luftuan për A’të e fe

Tafë Avdyl Shala kishte pas ba be

Nuk do ndërroj kurrë këtē fe

E as plisin s’do e lë

Nëse është nevoja vdes më të

Do e mbroj me krenari

Këtu i thonë shqiptari

Jo krajli e as shkini

Mos t’i humbim rrënjët e lisit e të plisit

T’i jetojmë me fis e plis

E lisi i vjetër në oborrin shekullor

Më rrënjë shtatëpash nën tokë

Dhe lidhur me shokë e me plis në kokë

Se këtu lindi fisi e E me fanatizëm e rujtën lisin

Më krenari e me jetë e mbrojtën plisin .

KUMRIE SHALA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.