Sa shum shpejt viti kaloi
Më me sy nuk të shikoj
Fjalën nënë kur se haroj
Dhe në gjum do ta kujtoj.
Ti je diamanti i rrallë
Në jet nga tyj kam ardhë
Prandaj dhe kur kam belbëzuar
Fjalën nënë kam mësuar.
Moj nënë me halle shumë
Buza nuk të qeshi kurrë
Me shamin e zezë mbi kokë
Rrite djem e vajza plotë.
Ti moj nënë nëna ime
Je per jetë në zemrën time
Hoqe halle të mëdhaja
E fort si shkëmbi e lartë si kalaja.
Nga tia nis e nga të filloj
Për tyja kur nuk mbaroj
Moj e mira nëna ime
Mban mbi supe shum kujtime
Për qumështin që më ke dhënë
Ti moj e mira nënë
Dy vargje ti shkrova në letër
Ne zemër do të kem gjith jetën
Kundret Pulomemaj
Kjo poezi i kushtohet Nënës time të shtrenjt
Velide Pulomamaj 19, 10, 2021