12.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Kundret Pulomemaj

Luani trim me mënd

Një mbret i madh trim me mënd
Ish i degjuar në cdo vënd
Burr trim që kërkonte
Gjith botën ta zotëronte
Njerëzit kur e dëgjuan
Edhe kafshët u frikësuan
Menduan në luft kush të dal
Ti qëndrojmë ball për ball
Than ta marrim me të mirë
Që nga rreziku të shpëtojmë
Kafshët u mblodhën në shkretëtir
U ulën po bisedojn
Dhe menduan që ti dërgojn
Ar argjënd edhe të fala
Edhe zgjodhën majmun
Se ish më i zoti nga fjala
Filluan ngarkuan me ar
Një deve dhe një kal
Një mushk dhe një gomar
Majmuni ecte në ball
Në një mal në një livadh
Takuan luanin e madh
Miq e shok qysh ini?
Tek mbreti i madh vini?
Gëzova shum që ju takova
Se atje do vi dhe un
Tek mbreti bashk të vemi
Ti falim arin që kemi
Ti themi që të mos na ngatëroj
Në luft të mos na coj
Të jemi të lumtur në jet
Se kemi shok një mbret
I ngarkuan dhe paratë
Dhe udhëtuan ditë e natë
Dhe u nisën që të pesë
Dhe luanit i dhanë besë
Rrugës duke udhëtuar
Një kope me shtjerra shikuan
Kur i pa zoti luan
Miqëve u kërkoi paran
Luani me thonjtë e gjatë
Ua morri gjith paratë
Dhe gjith shtjerrat i gllabëroi
Barku dhe Koka i shkoi
Me luanin asnjë sfiton
Paratë dhe kafshët i gllabëron
Luani trim me mënd
Ligjëron në kuvënd

KUNDRET PULOMEMAJ, 0,8, 0, 1, 2022

“”””””””””””””””””

THELLEZ E MALIT ME AR
Thellez e malit te lart
Ler e rritur në Dukat
Thellëz e malit me bor
Malet lart si kurorë
Kush të nje moj gjeraqin
Që kur ke lindur tin
Gjith bota ta kish zilinë
Dhe mbreti ta kish vënë syn
Dhan e dhan e u munduan
Me ty luftrat dot s’fituan
Me mbretër e pashallar
I ke dal luftus në ball
Ki kujdes me këta tradhtar
Ju afruan palasës mban
Mendojnë se dotë han tyja të gjallë
Fluturo e mos u hap kran
Të kërkojnë bukurin
Që të të vjedhin stolin
Malet me trendelin
Syt e kaltër që të mbulojn gjin
Deti Adriatik e deti yn
Malevet u shtojnë zilinë
Se mbjellin aromë të mir
Borziloke e trendelinë
Thellëz e malit me ar
Rri larg nga këta tradhtar

Kundret Pulomemaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.