3.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Kush eshte ELMIRA RAMA?

 

Duke pare ne rrjetet sociale me terhoqi vemendjen kjo zonje,krijimet dhe shkrimet e saja ishin mjafte interesante. Gjin Musa,gazetar dhe botues..

 

Elmira Rama, ka  lindur  në fshatin  Frashër të qarkut Fier,  ku  ka  marrë mësimet e para dhe ka kryer  shkollën e mesme. Në Universitetin e Gjirokastrës  ka marrë titullin mësuese e Kimi- Biologjisë. Gjatë emigrimit në shtetin Italian  ka kryer studimet në Institutin  Profesional  për   Shërbime  Sociale në Frosinone dhe më pas studimet  universitare në UNICAM , ku ka marre titullin Biologe nutricioniste.     Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.       

Për motive ekonomike është tërhequr nga  studimet e doktoraturës në Universtitetin Politeknik të  Ankonës, por  që pas kthimit në Shqipëri  dhe një pune disa  vjeçare  realizoi  studimin me temë “Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”.

Elmira është  gjithashtu autore  e botimeve  “Diabeti si faktorë rreziku në sëmundjet kardiovaskolare” , studim  në repartin e  Diabetologjsië   të qendrës spitalore në San Benedetto del Tronto  dhe “ Gjurmë që flasin”, studim pranë  klasave speciale të Qendrës Sociale “Horizont” , Fier.

Studime të tjera janë prezantuar në:

  • konferencën e dytë Internacionale (ICPHSP)  Universiteti i shëndetit publik , Vlorë,

me prezantim poster : “Diabetes as a risk factor in cardiovascular diseases” .  

  • konferencën e XVI  Evropiane e Shkencës Sociale dhe të Sjelljes., Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, me prezantim verbal dhe botim i studimit: “Proçesi i gjithëpërfshirjes në arsim dhe fëmijët me kufizime të rënda”.     

  • konferencën shkencore “Arsimi cilësor sot dhe nesër”, Qendra Shqip, Tiranë, me prezantim verbal dhe botim i punimit : “Matura shtetërore në kushtet e pandemisë : faktorët që ndihmuan për një ndryshim cilësor”.

  • konferencën “Lidershipi dhe menaxhimi në Arsim”, “Universiteti “Fan S.Noli” dhe Shkolla e Drejtorëve” në Korçë, me prezantim verbal: “Udhëheqja bashkëkohore, kërkesë bazë për cilësinë e Arsimit Parauniversitar” .

Aktualisht  punon në fushën e arsimit, ndërsa pasioni i saj janë poezitë. Ka të botuar dy vëllime poetike ndërsa  gjenden poezi  të botuara në   antologjitë e  festivalit  poetik  “Gjurmët Naimiane” (Përmet), në  disa numra të revistës letrare  italiane  “UT” ,  në revistën  letrare  “Letizia Chiarelli”  në Itali dhe në median online. Në aktivitetin e zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve  Shqiptar në Shkup, (15-17 Nëntor 2018)  është vlerësuar me një nga çmimet e këtij aktiviteti.  Ka marrë çmimin e dytë në aktivitetin letrar  “Dallgë e ndjenjë”  organizuar në Durrës , tetor  2021.

Vo/po botojm nji cikel nga krijimtaria e zonjes “Elmira Rama”

— si dëbora–

Vetëm një çast,

si dëbora doja të të shkrija

mbi brinjë,

përthithur deri në labirintet e heshtjes tënde,

të zbuloja ku e gjen forcën

të jesh i patundshëm nga stuhitë,

kur qielli shkarkon i tëri mbi ty,

kur nga fusha,

kacavjerrësit të ngjiten deri lart mbi krye,

për të shijuar të gjitha bukuritë e hapësirave pa fund.(E.ra)

“”””””””””””””””

… dhe mbetesh peng o njeri .

Pengu i një

fjale të pathënë,

peng i një pse-je ,

peng në një hap.

Ti mbetesh peng

në një ah të shpirtit

që të vret ngadalë,

pa fjalë .

Peng në një fill

që mendimet ti përkund,

pastaj të zgjon,

përkëdhel

dhe në botën tënde sërish pèrhumb .(E.ra)

“”””””””””””””

—përshkrim—
Në erresirën e natës
yje të shndritshëm,
kur vjen mëngjesi
iu fshin gjurmët e valleve,
në sofër kjo bukë e ëmbël.
Thonë se që moti,
në eshtra i rrinë
dhëmbët e halleve.
Në errësirën e natës
yjet e shndritshem,
dielli në gjurmët e valleve,
në shtratin e mbrëmjes
kjo hije e zymtë.
Thonë se hëna rend nëpër qiej,
nuk ulet mbi asnjë dritare.

Ajri i natës ka pushtuar

hapësirat pa fund,

qielli hesht

dhe bota fle me errësirën

që i jep dhe i merr koha.

(E. ra)

“”””””””

– zhytur në borxhe-
U detyrohem atyre që më kanë urryer.
Më kanë mësuar të jetoj me një dashuri që nuk mund të marrë
e nuk mund të jap.
Jam në borxh me ata që nuk më kanë dashur.
Më mësuan të jem e pavarur,
të jetoj në paqe,
e qetë,
pa pritur orare, fundjavën, kohën e lirë.

Jam në borxh me ata që s’më duan.

Më mësojnë të falem si besimtare në shkretëtirë,

mbi një lule çelur nga gjaku im. E.ra)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.