23.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Kush eshte Majlinda Zeqiri-Shaqiri

 

Majlinda Zeqiri-Shaqiri u lind në Leskovc,  Republika e Serbisë.                               
 Shkollën fillore e kreu në Medvegjë në gjuhën serbe, ndërsa  të mesmen  mbaroi në   Gjimnazin e Përgjithshëm “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë.                                 
 Studimet universitare si dhe ato pas universitare mbaroi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti Filologjik dhe mban gradën akademike Master i Shkencave Filologjike në Universitetin e Prishtinës, Prishtinë.                                                                         Aktualisht punon në Ministrinë e  Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mban pozitën e Zyrtarit të Lartë në Departamentin për Përformancë dhe Transparencë Komunale.                                                 E certifikuar në sërë trajnimesh profesionale që lidhen me vendin e punës.
Veprimtaria letrare
Me veprimtari letrare dhe atë artistike merret nga fëmijëria.
Poezitë  dhe shkrimet e saja janë publikuar në revista, gazeta  dhe portale të ndryshme ndër to është edhe Gazeta Rilindja, Prishtinë, Revista Mirdita të cilën  boton Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita, Tiranë, Revista  Dituria, Boras-Suedi, Revista Gjurmë historike të cilën boton Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër,  Revista Alternativa, Gazeta letrare, portali  dhe revista Medvegja, Medvegjë, portali Piirusti News, Tiranë/Shqipëri,  Agjensioni Floripress, Kosoovë, etj.
Poezitë e autores janë pjesë e publikimeve Atunis,  databazë që e njehëson me autorët vendas dhe të huaj bashkëkohorë, Begjikë.
Pjesëmarrëse e aktiviteteve të ndryshme letrare siç janë Ora  Letrare Pavarësia organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Kritikëve të Kosovës, si dhe organizime tjera siç është Manifestimi Bllaca 99, gjithashtu pjesëmarrëse e shumë konkurseve  dhe festivaleve poetike siç është Festivali i poezisë Muza poetike Budiane, 2020 Mat.etj.
-Është pjesë në nismën e  Qendrës Kulturore Shqiptare/Shtutgard, 2021
-Poezia e saj është pjesë e  librit Adem dhe Hamz Jashari , botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Kritikëve  të Kosovës 2021.
-Është bashkëthemeluese e klubit letrat ‘’Shqipet tona’’ si dhe bashkautor e librit ‘’Anembanë’’ botuar nga klubi letrar ‘’Shqipet Tona’’
-Është anëtarë e Shoqatës së Shkrimtarëve Feniks, Preshevë
-Është autore e librit me poezi Në sytë e diellit botuar në vitin 2020, si dhe në proces të përgatitjes të librit të dytë me poezi.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë;
Janë përkthyer në gjuhën suedeze dhe janë pjesë e një antologjie Suedeze, në mesin e poetëve suedez dhe shqiptar të botuar në dhjetor 2020.
Në  mesin e 11 shteteve poezitë e autores janë pjesë e një antologjie ‘’Fontanë Fjalësh’’ të festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ’’ Sofra poetike’’Boras/Suedi 2021.
Gjithashtu  janë përkthyer edhe  në gjuhën angleze dhe  janë pjesë e një antologjie të poeteve të zgjedhur botëror,  botuar në Holandë, Tetor 2021 një kopje librit gjendet në bibliotekën mbretërore në Hagë.
Së fundi poezitë e saj janë përkthyer edhe në gjuhën maqedone dhe janë botuar  në Revistën Rast në Manastir.
Është fituese e disa çmimeve letrare
  1. Çmimi i tretë në poezi, 2002
  2. Diplomë për poezi me cilësi të lartë, Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita, Tiranë, 2019
  3. Finaliste në Festivalin  mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’ edicioni 37 Vushtrri, 2019
  4. Çmimi i Akademisë së Artit,  Shkencës dhe Letrave “Mirdita” Tiranë, nga konkursi mbarëkombëtar i poezisë “Viti i Fishtës 2020”
  5. Çmimi i tretë në festivalin Mbarëkombëtar ‘’Takimet e Poeteshave Shqiptare’’ edicioni 38 Vushtrri, 2020
  6. Vlerësuar me Trofeun e interpretimit më të bukur të Festivalit të Aktrimit, Rinisë të  kombit shqiptar 2020.
  7. Është pjesë e librit të nderit të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave ‘Mirdita’ Tiranë,  2020
  8. Fituese e disa çmimeve mirënjohje për poezi nga grupi letrar virtual ‘’Sofra Bujare, Paqe-Mirësi Poezi’’ 2021
  9. E shpërblyer me Certifikatë Unë jam për Paqe në botë, nga  ’Sofra Bujare, Paqe-Mirësi Poezi’’ 2021
  10. Fituese e çmimit të dytë në poezi nga unioni virtual letrar Flladi poetik, 2021
  11. Fituese e çmimit Special  nga Shoqata e Shkrimtarëve Feniks,  Preshevë, 2021
  12. E vlerësuar me çmimin Diplomë për kontributin në letërsi nga Shoqata e Shkrimtarëve ABC Poetike, Shkup, Maqedoni
  13. E vlerësuar me Mirënjohje për kontributin në letërsi nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Letrar, Kosovë, 2021
  14. E certifikuar në Pikturë, 2002
  15. Moderatore e eventeve të ndryshme kulturore siç është aktiviteti vjetor i Akademisë Mirdita, Tiranë 2021 si dhe Festivali Ballkanik i Folklorit 2021, Kosovë
  16. Gazetare dhe redaktore  te Revista Medvegja Sot,
  17. Gazetare dhe moderatore e kanalit informativ Medvegja Sot

Grusht trëndafili

E vërtetë,

Desha të flas me ty,

Me sytë,

Heshtjen e asaj që s’flet,

Greminë  ujëvare,

Burim i një vesi të keq,

Po,

Desha të bërtas ty,

Bubullimë  zjarri  mali mbi retë,

Grushti trëndafilit,

Shpoi gushën e bardhë,

Ndaloi dhe heshtjen mbi breg,

Po kush je ?

Më flet si Lulja e Kujtimit

E  Foqion Postolit

Stolin ku ma ke?

Nën gush pikon gjaku i trëndafiltë,

Gjemba mori dheun,

Arrati, arrati më je!

“””””””””””””””””””””

Të fala ty

Eca mbi zjarrin e kohës,

Në greminë rashë,

U dogja nga dëshmia e rrejshme,

Më quajtën skllav,

Të fala ty,

Edhe pse gjakun ma ke nxi,

E kuqja ngeli Lule Bozhuri,

E unë të fala ty,

Mbi flatrat e mi,

Akullnajat shkrijnë dëborë,

Nën këmbë rrëshqasin vitet,

 E skalitura në robëri,

Por unë të fala ty,

Hijeshia e shpirtit triumfoi,

Në betejë me djallin,

Mirësia fitoi !

“””””””””””””””””””

Bëhu Mbretëri

Mos ndalo hapin,

Vazhdo shtegun,

Në heshtje, buzëqeshje,

Këmbëngulje dhe krenari.

Mos harro kurrë,

Ti je kurorë e pathyeshme,

Sfido betejat e stinëve,

Do fitosh Mbretërinë !

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.