14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Kush eshte poetja Bruna Softa?

Bruna Softa ka lindur në qytetin e Elbasanit ne vitin 1967 qershor 29! Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Ka qenë një studente e mire në Shqiperi por u martua dhe studimet e larta i perfundoi në qytetin e New Yorkut për mjekesi pasi atje u zhvendos me familjen e saj me bashkeshortin dhe dy femijet e saj të vegjel ne vitin 1998 me llotari amerikane! Femijen e trete e lindi ne New York ne vitin 2000. Ka 24 vite qe jeton në qytetin e New Yorkut, në Manhattan dhe atje punon si menaxhere ne një galeri të madhe pikturash Italiane nga piktoret me të medhenj të botes dhe gjithashtu si sekretare e biznesit qe perveteson bashkeshorti i saj per konstrakshen, pra ndertim! Kohën e lire e shfrytezon duke shkruar poezi, talent qe e ka pasur qe në femijeri dhe detyrimeve familjare si nene dhe si bashkeshorte! Pelqen shume artin sidomos pikturat mbas të cilave eshte shume e apasionuar! Edhe pse ka studiuar për mjekesi në New York nuk e ka ushtruar asnjehere kete profesion sepse nuk i pelqen të punoje në spital! Hobi i saj eshte poezia, piktura, gatimi dhe palestra! Kjo është shkurtimisht biografia e poetes Bruna Softa! 

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Bruna Softa eshte nji krijuese brilante,vargjet e saj vin nga larg atje ne SHBA, ajo i shkruan me madhe atdheut aty ku mesoi te shqiptoi fjalen nene.Poezit e Bruna Softa jane pjes e portalit tim,ç’do rrjesht i shkruar komunikon me lexuesin,aty shprehet realiteti ne te cilin jetoim sot.Bruna karakterizohet nga nji sinqeritet i paster ne mardhanjet me lexuesit,eshte sa kritike po aqe humane nga shpirti ne mardhanjet njerzore.Une e pershendes duke i uruar krijimtari te bollsheme dhe me plote cilesi artistike.Poezia esht pjes e jetes per Bruna Softa……..Gjin Musa botues.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

DASHURIA

BY:Zj Softa

Ah kjo dashuria, të fut në dhe të gjallë
Kush e provoi dhe s’pati lot e mall
Kush e provoi dhe nuk u verbua
Me botën luftoi dhe kurrë s’u dorëzua .
Luftoi me botën, luftoi me veten
Kaloi malet, oqeanet dhe detet
Kaloi ylberin, e pa botën me ngjyra
Shijoi gjithçka që i fali natyra .
U bë me krahë e fluturoi
Ku kishte shpirtin, si bletë qëndroi
Mori nektarin nga trupi lehon
Fjala të dua, ju bë jehon .
U bë si fëmijë, gjithë shend e verë
Edhe dimri me acar ju duk pranverë
Thithi çdo ditë,aromën
e gjithë luleve të tokës
Një nga një i ndezi si qirinj,
yjet e botës .

S’u plak kurrë me zemër,

mbeti gjithmonë rini

Se dashuria është vesa e mëngjesit,

që sjell freski

Kush dashuroi, për dashurinë u betua

Vdiq për dashurinë, dhe kurrë s’u pendua!

(Buqa Softa)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.