“”””””””””””””””””””””””
Shpirti tringëllon !
Tingëllojnë këmbanat ,bien fort
Në shtëpinë e zotit festojmë tok
Lajmërojmë botën mbarë
Biri i Maries , Jezu Krishti lindi sot
Këtë dimër të ftohtë, të acartë
Një yll i rrallë shkrepëtiu këtë natë
Ky yll ndriçues botën vezulloi
Me ngrohtësi dhe mirësi njerëzit përqafoi
Kjo dhuratë e çmuar çdo zemër gëzoi
Botën ta ndryshojë ,nga mëkatet ta shpëtojë
Këmbanat e shpirtit si këngë dëgjohen
Perëndia ndriçon rrugën, ku duhet të shkojmë
Zbukuruar bredhi, ylli ri në majë
Dritat dhe dëshirat vijnë rradhë-rradhë
Shpresat dhe ëndrat ngarkuar mbi shpinë
Tringëllimë e yllit çudit gjithësinë
Të largojmë trishtimin e vitit plot brenga dhe dhimbje
Në sytë e të gjithëve të çelë buzëqeshja
E nesërmja të agojë plot shëndet dhe besim
Zemrës ti dhurojmë me shumë dashuri
Njerëzit e mi të dashur,
Miq edhe shok pavarësisht besimit që kemi
Këmbanat na ftojnë të jemi bashkë gjithmonë
Zoti na jep paqe, ne i dhurojmë tinguj ,ngjyra jete
Gëzuar Krishtlindjet, uroj me tik- take zemre!
24.12.2021
Silvana Çekiçi Rodi