12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Kush eshte Valbona Kokaveri?

 Valbona Kolaveri ka lindur me 13.04.1973 ne qytetin e Lacit(Kurbin).Studimet fillore dhe ciklin tetevjecar i kam kryer ne  shkollen “Mark Trokthi”shkolle nga ku une mora formimet i mija te para ne zhvillimin dhe formimin tim si nxenese.Mund të jetë një imazh i 1 person  Qysh ne kete moshe kam pasur hobet e mija ku pasion i vecante ishte edhe te shkruaja copeza te vogla poezish ku shtysen rrjedhimisht ma jepte edhe mesuesja Eleni LLukani te cilen gjej rast per ta falenderuar,po keshtu mesuesen Remzije Kraja mesuesja e gjuhes ne ciklin tetevjecar e cila me vone ndikoi ne formimin e metejshem te pasionit tim per letersine pasion i cili nuk u shua po vazhdoi edhe me i thelle ne shkollen e mesme ku mesuesit,Mjaftore Keraj nje mesuese mjaft e perkushtuar e plot passion ka ndikuar qe ky pasion te frymoje tek une.Vlen te permend dhe mesuesen Izota Avdyli e cila edhe sot me inkurajon ne krijimet e mija.U jam mirenjohese gjithmone per mendimet kritike dhe perkrahjen qe japin vazhdimisht.Studimet e larta si per ironi te fatit i kam vazhduar per matematike ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Tirane megjithese kerkova te drejte studimi per gazetari por ne ate periudhe akoma nuk ishte  konkurimi per te drejten e studimit.RRjedha me coi ne drejtim tjeter drejtim te cilit duhet ti perkushtohesha shume keshtu qe per nje fare kohe e kam nderprere pasionin e te shkruarit te cilin e beja ne menyre sporadike kur ngacmohesha nga rrethanat apo ngjarjet qe ndodhnin rreth meje po vetem aq,shenime te cilat i hidhja ne nje fletore te cilen sot nuk di ku e kam me,ndoshta koha nuk i deshi atehere ndoshta une si bera shpirti ze.Pas studimeve per matematike fillova pune si mesuese ne shkollen e mesme “At Shtjefen Gjecovi” ne qytetin e Lacit e me pas ne shkollen e mesme te bashkuar Gjorem ku krijimet e mija i beja neper bankat e shkolles pasi pasioni nuk zhbehet vetem se tjetersohet e keshtu me ndodhi edhe mua krijime te cilat pas 22 vitesh kolege te atehershem mi kane riderguar ku une as kam pretenduar qe jane mbajtur shenim,gjej rastin ti pershendes dhe ata.Sot punoj dhe jetoj ne qytetin e Shkodres prej 22 vitesh ne shkollen nentevjecare “Martin Camaj”ku dhe jap lenden e matematikes,lende e cila kerkon mjaft pune dhe perkushtim por e cila sot aspak nuk me pengon ne pasionin tim,mund te them qe me ndihmon nga pak ne shtjellimin e situatave ne menyre logjike dhe indirekte te te shprehurit.Pasioni ishte aty nuk ishte zhdukur asnjehere por pas shfaqjes se rrjeteve sociale ku shumkush paraqiste krijimet aty  fillimisht pata stepjen e pare se si do priteshin postimet e poezive aty ,dhe kam hedhur postimet  e mia te cilat jane publikuar fillimisht ne revisten “Kuvendi” reviste mjaft dinjitoze ne Michigan te Shteteve te Bashkuara te Amerikes e drejtuar nga poeti i mirenjohur Pjeter Jaku ku se bashku me poeten e mirenjohur Elinda Marku,  ishin nje shtyse mjaft e madhe ne krijimtarine time sepse  me motivuan duke vleresuar  poezine time ne publikimin e saj,te cilet gjej rastin ti falenderoj shume.

Me pas poezia ime eshte publikuar ne publikuar ne Revisten “Fjala”,ne portalin me seli ne France “Zeri i shqipetarit.com”,ne portalin ciceroni-ks.com.Kam marre pjese ne konkurse letrare. te zhvilluara nga revista te ndryshme letrare.Shpresoj qe ndnjenjat dhe shpirti im te reflektohet tek lexuesi ne nje te ardhme.Une e puth shpirtin me diell po pres qe  poezia ime te puthe lexuesin.

Rrugë më rrugë

Rrugë më rrugë i shkela mendimet

E çmëndur  zemra në arrati

Aty mu thyen të gjitha pasqyrat e shpirit

Mijëra shëmbëlltyra njëra tjetrën derdhën

Rrugë me rrugë i gjeta kalimet

Pres veten të shoh në ndonjë fytyrë

Fjalët një nga një mu dogjën heshtjesh

Hiri i  tyre mbeti buzëve që u shkretën

Rrugë më rrugë më kot kërkova

Tek vetja të të gjej aty

Kur vetes unë i thyej veten

Vetja ime  më nuk është tek ti

Rrugë më rrugë po e rigjej veten

Të ngjis  me turr copat e shpirtit

Shtigjesh mos të mbetem peng

U fshij ngadalë pluhurin e mallit

Rrugë më  rrugë   e mora veten

E mbajta rëndë përmbi shpinë

Vetja pret te mos e lodhë veten

Me veten pres të shplodh vetminë

Bota u çmënd

Bota u çmënd

Mëngjeset po thinjen para se të zbardhen

E presin të plakura mesditët  që vetëm hanë

Njerëzit ecin e mpihen  e zhyten ndër turma

E ndalen ndër ta pergjumshëm aty zënë e flenë

Bota u çmënd

Kështu sonaumbul nga mëngjesi gjer në darkë

Rrugët buçasin frikshëm këmbëshkelës brutalë

Që mbarsen cdo sekond si farë e hidhrës

Të pafe që zotat i lusin përtej kufinjëve të frikës

Bota u çmënd

Dhe fëmijë po ka më pak

Pleqtë po rrudhen skutash

Me arkivolë të pronotuar  në smart

Të rinj  po grisin rrugët  të mjerët endacakë

Bota u çmënd

Ku gratë s’janë më gra

E burrat aq më pak janë burra

Ka kohë që rrolet kanë ndërruar

Dashuritë  dot si këmbyen se u humbën udhëve

Bota u çmënd

Dhe Unë po çmëndem bashkë me të

Tek flas nën zë Unë nuk jam e çmëndur

Bota më çmënd e  me thot ti je e marrë

Me çmëndurinë e saj kjo botë më ka trëmbur

Bota u çmënd

Ka zgurdulluar sytë

Se orët i kanë ngecur

Botës budallaqe po rrekem ti ik

Me të jam gjithkund e njëherësh askund

Bota u çmënd

U çmënd përnjimënd.

Poezite

Ikjet

Ikjet vec ikin nder ikje

e me kot struken e stisen

te mos jepen ne dukje mes dhembjesh

te fshehura ashtu pas puthjesh

te lena pergjysme

ne pritje ,mes perpelitje merzish per ndarje

klithmash te mekura angeshtish

per te pare rikthimet qe s’dihen

per te rindjere te njejtat buze -prekje

qe u lane si hijet udheve

Ah  ikjeeeet

me te idhtat ato qe nuk njohin kthim kurree.

V.Kolaveri

Harrimi i vetes

E harrova kohesh veten  prej vetes

Kembekryq u ula udheve te zemres

Mijera nisje mora vec brenges smora tjeter

Imja u la djerre ne honet e harreses

Veten ndjek nga pas ikjeve pa kthim

Boten ta perplas borxhin t’ia marr

Kohet qe kercasin zotat me nxitim

Vetes ti kthej veten peng te zene ne vaj

Vec vetja do me doje me shume pas kesaj

Shpirtin ti’a kthej , bota le te rende si e marre

V .Kolaveri

Valbona

Ndjema rrjedhen e thirra zanin

Prekma bregun gjurme me gjurme

Shkemb i brishte mos e dridh shtatin

Jam plis me bore qe derdhem lume

Jam e ftohte se vij nga mali

Dallgezoj kur asht furtune

Dallge e forte kur e puth shkembin

Vale- vale derdhet ne shkume

Kur thermohet nen dallge

Shkemb i imet  mbetet djerre

Puthja dallges kish magjine

Shkembin ta coptoje gjithhere.

V.Kolaveri.

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.