7.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Kush eshte “YMRIJE BEQIRI”?

Me beri shum pershtypje nji emel i ardhur nga nji miku im i cili don te mbetet anonim.Neder te tjera me shkruan,do doja te dija se kushe esht YMRIJE BEQIRI,pasi lexova disa nga poezit qe juve z.Gjin i kishit botuar ne Gazeten tuaje.Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Vertet Ymrija eshte nji emer i njohur ne Kosov dhe ma gjere.  Gjin Musa-akademik

 

YMRIJE BEQIRI..Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

E lindur më/25/08/ 1971, në Dubofc të Vushtrrisë- Kosovë. Sot ajo jeton dhe vepron në qytetin e vjetër të Vushtrrisë. Qysh në mësimet e shkollës fillore ajo filloj të merrej me shkrime, kryesisht me poezi. Poezitë e saja kanë përmbajtje dhe tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen e saj, qytetin e vjetër, por më së shumti ajo i kushtohen poezive për fëmijë. Përkushtimi i saj i palodhshëm me fëmijë në kopshin “Foleja” në Vushtrri.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Veprat e botuara janë

1.-NË KUFIJTË E HARRESËS(poezi)

2.-Antologjin:NA BASHKOJ POEZIA” (grup autoresh)

3.-Antologjin:TË DASHUROSH NUK ËSHTË MEKAT”Librin me poezi 4.- ,,NDRYSHE ËNDËRROVA”

Libri me poezi 5.-,,GJURMËT E NJË LUANESHE”libri me poezi 6.-,,KOHA E EKLIPSIT”dhe libri 7.-PËRTEJ MALLIT TIM”!

Antologji grup poetësh 8.-,,NA BASHKOI POEZIA NR-5″autore e përbashkët;Ymrije Beqiri&Ilmi Dervishi

Dhe tash sa po i botuar libri për fëmijë 9-,,NËPËR SHKRONJA DO SHETISË”

 libri me poezi bashkë autore Ymrije Beqiri&Ilmi Dervishi -10.-,,NA BASHKOI POEZIA Nr-9(Rreth flamurit 28 nentor)(grup poetësh),Libri me poezi,

11.-,,ME VARGUN PIKTUROI”(poezi)

12-FOLEJA IME”(Rrefenja për fëmijë)

13-,,UDHËTIM BREZASH PËR ATDHE”

   (Monografi)

14-SI TA NDALOJ KOHËN

(Poezi)

15-ENDE PA AGUAR(Poezi)

Ka në dorë edhe disa vepra të tjera për botim!

Pjesmarrse në shumë botime edhe 

në shumë revista

Dhe e nderuar,më shumë çmime  kombëtar,dhe në nivel,botëror!

Vargjet e Ymrijes u komponun ne nota kënge dhe janë mbi 25 tekste kengë!

Përveq krijimtarisë letrare është dhe Aktore në disa role në filma shqip.

Është antare e kryesisë se shoqatës shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

,,Papa Klementi XI-Albani”,SUEDI.

VO/Me posht po botojm nji cikel me krijime te autores ne fjale.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Gjatë rrugës për në shtëpi, një njeri i mirë pa një gjarpër që rënkonte nga dhimbjet. I afrohet me kujdes dhe nga keqardhja për të, e merr me vete në shtëpinë e tij. U përkujdes për ditë të tëra, i dha ushqim, i mjekoi plagët dhe e mbajti ngrohtë.
Një ditë në mëngjes, kur njeriu u zgjua nga gjumi u lumturua kur e pa gjarprin të shëruar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Iu afrua ta ledhatojë siç kishte bërë gjithë këto kohë, por gjarpri iu vërsul në pabesi dhe e kafshoi me gjithë fuqinë e tij.
I shokuar dhe i tronditur, njeriu i gjorë e pyet:
Pse o gjarpër më lëndove? Unë të mora nga rruga, të mjekova, të strehova në shtëpinë time dhe u përkujdesa për ditë me radhë për ty. Pse më zhgënjeve?
Gjarpri i krekosur dhe krenar për atë që bëri, u përgjigj: Pse çuditesh kaq shumë o njeri naiv? Kur më more në shtëpi, ti e dije që unë isha gjarprër. Nuk isha unë që të zhgënjeva ty, ishte ti që zhgënjeve veten duke menduar se një gjarpër mund të ndryshojë.
Mësimi:
Kujdes kujt i beson, kujdes kë fut në shtëpinë tënde dhe mbi të gjitha kujdes kë fut në jetën tënde. Bëj ç’të duash, sillu si të duash, gjarpri do bëjë atë që bën një gjarpër.
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe teksti që thotë "ENDE PA AGUAR"
NUK KËRKOVA
Nuk kërkova unaza diamanti
As trëndafilat e mia të preferuar
Thashë një gotë verë ta ngrejmë dolli
Në kasollën tonë të vjetëruar
Nuk kërkova ta vizitoj Kullën e Ajfelit
S’kam qenë asnjëherë në Paris
As parfumet franceze s’i kam nuhatur
Se ta dua aromën tënde
Në shtratin tonë të qëndisur
Nga dora ime e thatë
Jo me petale,lule mbuluar
Nuk jam nga ato,edhe nuk dua
As me romancë për t’u mësuar
Një pleqëri të qetë kam dëshiruar
Të mos vdesim të dy të vetmuar

Ymrije Beqiri

“””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

NËPËR SHKRONJA DO SHËTIS
Nëpër shkronja do shëtis
Do t’i marr t’gjitha me rradhë
Vargje t’kohës së fëmijërisë
Gjithë sheqer, ëndërr e bardhë.
Do filloj me shkronjën A
Do e mbyll më shkronjën ZH
Shkronja t’vogla e të mëdha
Shkronja t’ buta dhe me zë.
Me këto shkronja do qëndis
Vargje fëmijësh me gjuhë të nanës
Do t’i këndoj fëmijërisë
Do t’i këndoj me gjuhë të zëmrës
Të mjaltosura do të më vinë
Vargjet me germa të arta
Se po shkruaj për të fëmijët
Zbukuruar si malet e larta!

-Ymrije Beqiri-

“”””””””””””””””””

KALA ME GURË

Jam kala e ndërtuar
Me gurë të vendit tim..
Ku qendruan të parët e mi
den.. baba den..
E ku çdo gurë fletë nga një fjalë
Ne secili gurë një shpresë
K’tu jetoj, Aty do të kthehëm të vdes
E do qëndroj si një gurë i gdhëndur
Vëtëm në a’t kullë me gurë
Do rrefehëm me vetën time
si me askend tjetër…
Ku pëshoren e fatit ma rënduan
E nuk do i fali,e nuk do hakmerrem kurrë..!

(Kalaja e Prezës…në Tiranë)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.