28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Kushe eshte ANA LISA ORMENI

Gazeta letrare ,artistike me qender ne Roma te Italis tashma eshte nji zedhanse e fuqishme e fjales s’lire,krijimtaris letrare ne pergjithesi.Vitet e fundit eshte rritur ndjeshem numeri i krijueseve dhe krijueseve nga mbare trojet Shqiptare dhe diaspora.Rastesia me beri te njifesha me krijimtarin vertet interesante dhe mjafte terheqese te z.Ana Lisa Ormeni nga Tepelena.Une si gazetar dhe botues i kesaje gazete i uroje krijueses suksese ne rrugtimin e saje te bukure po te filluar qe ne vitet e femijeris.

Gjin Musa,gazetar dhe botues.

PO KUSHE ESHTE ANA LISA ORMENI?

Ajo quhet Ana Lisa Orneni

Lindur me 1974 ne Tepelene!

Vij nga nje familje e vuajtur por fisnike , bujare dhe e ndershme ! Kam mbaruar Shkollen e Mesme Artistike ne Gjirakaster ! Aktualisht punoj mesuese ne Ciklin e Ulet ne nje fshat te larget te Tepelenes !

Pasioni im per poezine ka lindur bashke me vitin dhe diten e lindjes time ! Jam nje labe e lindur dhe e rritur dhe martuar po ketu ne vendin tim te lindjes !

Kam 4 femije te mrekullueshem ! Perkushtimi per rritjen e engjejve te mi nuk me ka ndaluar te shkruaj !

Endrra ime me e madhe eshte botimi i nje libri por prap edhe keshtu duke postuar poezi ndihem e ” gjalle ” dhe e gatshme per tu kujdesur per pasionin tim te femijerise ” Poezine dhe artin “

Ju pershendes nga Tepelena e bukur e liridashese nga ku kaloi Lord Bajroni dhe u mahnit me njerzit dhe bukurite e saj !

Me respekt Ana Lisa Ormeni Tepelene !

Jugu i Shqiperise

Po botojm nji cikel nga krijimtaria e poetes ne fjale.

Xhaketa e vjeter !

U linda , u rrita e dola ne jete
ne memorien time shume gjera
kane mbete !
Por njeren do ta them , nuk e mbaj sekret
Me ka marre malli
per te vjetren
Xhakete !
Me vinte ne mase e kisha
per trup
ashtu me arna e s’ me vinte
turp !
E lirshme me rrinte edhe
ne sup
ah sot ku ta gjej se dua
ta puth !
Sa gje te shtrenjte e kisha
ne Jete
Se Nena me duart e saj ma kish
qep
Harrova ta merrja me vete
per paje
sa shume me lendon mungesa
e saj !
Xhakete ste nderroj me asgje
tjeter
Ashtu sic ishe e lodhur
e vjeter
se shpatullat e mia sa here
mi ke ngrohur
te dua ashtu sic te kam
njohur !
Dhe shkova nje dite tek Nena
e dashur
E lodhur nga mosha nga vitet
e plakur
Kujtimet e mia sa mire i kish
ruajtur
Cfare gjeta ne dollap ? Po …
Xhaketen , te varur !
E perqafova Nenen pastaj
xhaketen
Ashtu te malluara gezueshem
mbetem !
E vjetra xhakete !
.Me perloti , vertete !

Ana Lisa Ormeni Prill 2020

L'immagine può contenere: una o più persone e testo

Mbaj mend vitet e dikurshme

sa gure kish udha e madhe

sikur ti kishim keto kushte

edhe lirine e ndonje fjale

Me dhembin gishtat edhe sot
kur shkruaja letra dhe mesazhe
ndersa te rinjte sot kane ajfon
dhe shkruajne modeste edhe tere naze !
E cfare te shkruaj kam plote
e plote
Mendimet trurin ma besdisin
Vertete si kishim kushtet
si sot , po them , me mire
qe s i kishim !
Nga Ana L. O.

Gjeni nje njeri me zemer
edhe kurre mos e leshoni
Mos e doni ‘ kur ‘ ju duhet
Kur ju duhet ‘ mos e doni !
Eshte ne mode sinqeriteti
nuk i iken kurre ngjyra
ndonjehere si dalloj dot
kush esht maska e kush fytyra .
I jep uje kur e merr etja
njomi fytin se ju tha
piu dhe permbysi kupen
e te nesermen , te la !
Gjej nje mik te te zgjat doren
dhe ne diell ne stuhi
Mos e lere mos e braktis
zgjati krahet , edhe ti
Gjeni nje me shpirt te Arte
dhe i ngrini permendore
Qe te ta kujtoj perdite
Vec ate qe i dhurove !
Miqte jane per gjithe jeten
Interesin , mos shikoni
Mos i doni kur ju duhen
Kur ju duhen , mos i doni !

Ana Lisa Ormeni Prill 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.