(Shenim i redaksis,ata deputet qe nuk do pranojne te japin te gjithe aktivitetin e jetes tyre politike dhe parlamentare do behen publike permes kesaje faqe informative)
GJIN MUSA,GAZETAR DHE BOTUES,
Rubrika:
Kushe jane deputetet e Parlamentit Shqiptar,cilet nga keta meritojn qe legjislaturen e ardhsheme te jene pjes e ketije parlamenti?
Gazetari Gjin Musa do sjedhi perpara lexueseve biografin dhe aktivitetin e ç’do parlamentari.Opinioni publike te beje vleresimet dhe komentete per cilindo qofte.
SOT DO JU PREZANTOJE DEPUTETIN “KOCI TAHIRI”

KOÇI TAHIR TAHIRI (Çakërri), ka lindur në Pocestë të Korçës, më 23.06.1949, arsimin fillor dhe shatëvjeçar e ka kryer në vëndlindje, ndërsa atë të mesmin profesional në Teknikumin Bujqësor “ Irakjli Tërova” Korçë. Për arsye politike Arsimin e lart e ka mbaruar gjat kohës së Demokracisë në vitin 1993. Ai rjeth nga një familje patriotike me tradita atdhetare, e njohur si e pa kënaqur ndaj sistemit komunist dhe për lidhjet e bindjet e saj nacionaliste. Koçi Tahiri, është nipi i Koçi Tahir Plovishtit, njëri nga kapedanët më në të asaj kohe,në krahinën e Gorës, përkrahës i flakët i Komitetit i Fshehtë Qëndror,“ Për Lirinë e Shqipërisë mbajtur në nëndor 1905 në qytetin e Manastirit, (sot Bitolja), në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht ka qënë kjo shkëndi, ku në mjaft qytete në të katër Vilajetet shqiptare, u formuan degët dhe n/degët e këtij Komiteti, ku një ndër to ështe dhe krijimin e N/Komitetit të Fshehtë Krahinor për, “ Lirinë e Shqipërisë “ në fshatin Strelcë të Gorës në vitin 1906,ose siç quhej ndryshe në gjuhën popullore, “ Besëlidhja Gorare 1906 ”.Por ky atdhetar e pse luftoj duke ju bër ballë, shum, pushtusve të huaj si osmanët, serbët, bullgarët, austro-hungarezët, francezët, grekërit, italianët dhe gjermanët, në kohën e Komunizmit ky patrioty pushkatohet pa gjyq me 23 dhjetor të vitit 1943. Në kuadrin e 110 vjetorit të kësaj ngjarje,me propozim të Kryetarit të Shoqatës Atdhetare, “ Besëlidhja Gorare “, të Z.Koçi Tahirit, Presidenti Republikës, Z. Bujar Nishani,këtë ngjarje historike e nderoj me titullin e lartë:- “ Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut ”. Për këtë shkak,të luftës së klasave, Koci Tahirin, gjatë gjith kohes se sistemit monist, është parë si njeri jo i devotëshëm për ate sistem, duke e cilësuar me epitete fyese.gjat asaj kohe Koçi Tahirit, ju mohua e drejta e shkollimit te lartë, ku fatkeqësisht pë hir të biografisë, atë e çojnë të punojë në minierat e ndryshme të vendit, duke filluar nga Guri i Kuq, Bulqiz, Batër tëMartaneshit, Mëzez, Mushqeta dhe së fundi në minerat e Lozhanit ne krahinen e Gores. Në Dhjetor 1990, ai bëhet një nga mbështetësit më të vendosur të Lëvizjes Studentore, ku me veprimtarinë e tij të pa lodhur, kontribuon në zgjerimin e rritjen e përkrahësve të lëvizjes studentore, Pluraliste dhe Demokratike.

Por kontributi i Kociut, eshtë parë dhe gjatë krijimit, të së parës parti politike opozitare në Shqipëri siç ishte PD, kjo sidomos në qarkun e Korçës, ku ai kishte dhe ndikimin e tij më të math, duke u bërë kështu jo vetëm mbështetës, por edhe përçues nga më të parët të ideve demokratike, në vitet e Pluralizmit politik në vend. Koçiu ka marrë pjesë aktive në proçeset Demokratike gjatë viteve 1990- 1992, duke u bërë kështu jo vetëm mbështetës, por edhe përçues i programit të lëvizjes demokratike e të pluralizmit , duke dhënë kontributin e tij të pa ndërprerë sidomos në Lëvizjen Sindikaliste në Shqipëri, ku shquet si një nga nismëtarët dhe drejtuesit kryesorë të kësaj lëvizje. Koçi Tahiri është shquar për shpirtin e tij liridashës, ku vetëm një muaj më vonë pas lëvizjes së studentëve, atë e shohim solidar me grevën e minatorëve të Valiasit, në fillim të Janarit 1991. Në këto kushte Koçiu bëhet shumë aktiv në nismën për sindikalizmin ndryshe, duke dhënë kontributin e tij direkt jo vetëm në themelimin e Sindikatës së Lirë të Minatorëve më 15 shkurt 1991, por dhe në krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. ( B.S.P.SH.), jo vetëm në qarkun e Korçës, por dhe në mbarë vendin. Koçiu ka qenë nismëtari krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Bujqësisë në shkallë vendi, si dhe antar i Komisionin Drejtues Kombëtar të BSPSH Në vitit 1994, Koçiun, e gjejmë në organizimin e bujqëve privatë të Shqipërisë. dhe më vonë 1998, e gjejmë si kryetar i Organizatës së Biznesit Bujqësor, duke mbajtur kështu njëkohësisht dhe detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Punes, pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale Zoti Koçi Tahiri, veç fushës sindikale dhe asaj Politike, është njëkohësisht dhe një publicist i mirë, kështu ai është autor i 12 librave publiçistik, duke filluar nga ata historik, e deri në zhvillimeve Sindikaliste në Shqipër duke qënë vet një nga aktorë aktiv prezent të atyre ngjarjeve historike, ku ndër ta spikat“ Besëlidhja Gorare 1906 “, botouar në kuadrin e 110 vjetorit te N/Komitetit të Fshehtë Krahinor për, “ LIRINË E SHQIPËRISË “, e quajtur në gjuhën popullore si, “ Besëlidhja Gorare 1906 ”, të Qarkut Korçë. Kjo dat historike është dekoruar nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani, me titullin :- “ Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut “. Ku për të nderuar veprën e këtyre kapedanve, Koçiu me financimin e tij këtyre burave, ju ka ngritur një Obelisk.

Nga viti 1997 përfshihem në politikë, në fillim si drejteus i partisë, “ Lidhja Fshatare Shqiptare “ dhe nga viti 2003 e në vazhdim, është kryetar i partisë, “ Demokracia e Re Europiane ”. Koçi Tahiri ka ditur të japë një kontribut të çmuar në drejtim të mbështetjes te popullit shqiptar të Kosovës, sidomos gjat luft ës të U.C.K. duke u bërë kështu një nga organizatorët e rezistencës për dënimin e krime të bëra nga serbët në Kosovë. Koçiu ka qënë nënëshkrus i deklaratës të 19 subjekteve politike , që ju drejtuan Kryetarëve të Shteteve si, Amerikë, Kof Anan ( OKB), Anglisë, Kanadas, Francës, Kinës, Italisë etj Në 17 janar të vitit 1999, jam Nënëshkrus i Deklaratës, ndaj masakrave sërbe të kryera ndaj popullatës të Reçakut, ku shprehim indinjaten tonë të thellë të mbarë Kombit Shqiptar. (shif librin Kosova, 1991 deri 2000, faqe176 -177 ) Në 2 shkurt te vitit 1999 jam Nënëshkrus i Pedicionit drejtuar fuqive të mëdha, ku shprehim indinjatën tonë ndaj genocidit sërrb, ndaj vëllezërve tanë kosovare. (shif librin Kosova, 1991 deri 2004, faqe179 -184 si dhe koha ditore 22 shkurt 1999.) Koçiu është një nga mbështetësit e flakët të Konferencës së Rambujesë në Francë, si dhe një nga mbështetësit e vendosjes së forcave të Natos në Kosovë. Po në 8 mars 1999, jam Nënëshkrus i letrës dërguar Delegacionit Shqiptar në Rambuje të Francës., ku veç përkrahdjes tonë, këtij Delegacione i kemi kërkuar që në kërkesat e bisedimeve, të shtohet dhe një pikë, ajo e hetimeve te krimeve të bëra nga pushtusi serb, (shif librin Kosova, 1991 deri 2004 faqe185-188 ) Ai ka patur mardhënje shumë të mira me Shoqatën Atdhetare të Kosovës, me kryetar Murat Gjonbalën Koçiu ka qënë dhe një ndër iniçiuesit kryesor të krijimit të, “ Lëvizjes Kombëtare Shqiptare “, e cila në fokusin e saj kishte propogandimin dhe mbrojtjen e popullsis Kosovare nga hordhit sërbe, Koçiu ka qënë antar i Kryesisë të kësaj Lëvizje, e cila drejtohej nga birin e Kosovës martire, Prof . Dr .Hazis Shala. Por veprimtaria e Koçi Tahirit, shkon dhe më tej në veprimtarite tij Kombëtare, duke marë pjesë, në formatimin dhe konsoludimin e Këshillit Kordinus për, “ Bashkimin e Kuvendit Mbarë Shqiptar ” e përbërë nga 51 antarë, me një kryesi prej 9 antarësh, e cila ka qën e drejtuar nga Prof. Dr. Ibrahim Milushi, ku Koçi Tahiri, ka qënë Antari i kësaj Kryesie, duke mbajtur njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të këtij Këshilli Kordinus, i cili misionin e tij e ka patur deri në brëndësi të formacioneve luftarake që kryenin veprimtarin e tyre brënda teritorit të Kosovës. Sot Koçi Tahiri është “ Pishtar i Dekoracisë ,ai njëkohësisht mban disa, medalje të karakterit Human, dhënë nga organizma të ndyshme që zhvillojn aktivitetet e tyre ku ndër to është dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosporitet, i nderuar me Certefikatën, Misionar i Paqes, si dhe nga Akademia Botrore e Paqes, Veprimtari Shquar i Njerëzimit, ose Anmbasador i Paqes dhën nga Universi Peace Federation,sidhe titullin Doktor Honori Skallda, dhënë nga Universiteti Katolik Amerikan i Floridias. . Sot Koçi Tahiri është, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore, “ Besëlidhja Gorare “, Qarkut Korçë. Ai është botusi i gazetës me tënjëjtin emër, “ Besëlidhja Gorare”, si dhe President i Ansamblit Folklorik Krahinor, “ Visaret e Gorës “, e cila jep një kontribut të çmuar në ruajtjen e vlerave kulturore në gjithë trevat mbar shqiptare. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dhënë këtë vleresimin për Koci Tahirin, i cili është njëkohësisht dhe, “ Pishtar i Demokracisë “. Koci Tahirin, me punen dhe vepren e tij nuk i perket vetem krahinës së Gorës, të Qarkut të Korçës, ku ai u rit dhe u edukua me ndenjat patriotike, por tashmë Koçi Tahiri, i përket jo vetëm shtetit Shqipëtar, por dhe mbarë Kombit Shqiptar. Ja si e ka cilësuar poeti i nderuar Gorar, Prof As. Agron Agolli, në poemen e tij , “ Djepi që përkundi këngën “, Eh sa luft ëtarë, sa shumë kapedanë. Ne kurthe e prita, kockat në shekuj lanë. Që demokracia të vinte e ngrata. Koçi Tahiri ngeli nëpër demostrata….Sot Koçi Tahiri ësht Deputet në Parlamentin Shqiptar.