22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Kushe eshte Irena Mehmet Hoxha Curraj

Pregaditi:Gjin Musa

Irena Mehmet Hoxha Curraj nji emer tashma publik,moderatore e Radio “ZERI MERGIMTARIT”, nji poete qe ka bere emer me krijimet e saja brilante,nji nene shembullore dhe nji shqiptare e denje ne shtetin Grek ku ajo s’bashku me familjen ka vite qe punon dhe jeton.

Irena Mehmet Hoxha Curraj Lindur në Vlorë më 11/02/1967 kryer arsimin 8 vjeçar në shkollën 29 Nëntori ose shkolla Nr. 1 që sot mban emrin shkolla 28 Nëntori! Mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme ‘’Ali Demi’’ në Vlorë me shkëputje nga puna më 1990 E dashuruar që në vegjëli me artin muzikën kulturën dhe sportin ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonte shkolla! Me rënien e sistemit dhe ndryshimet që ndodhën pas eksodhit të vitit 1991 dhe rënies së piramidave në vitin 1997 si shumë të tjerë u detyruam më Gusht të vitit 1998 të mernim rrugën e kurbetit familjarisht drejt shtetit fqinj në Greqi, për të rritur dhe edukuar fëmijtë me një frymë më të kulturuar, për të integruar në një shoqëri më modrene të civilizuar dhe mbi të gjitha një arsim të formuar për tu bashkuar në integrimin e dyerve që u hap jeta dhe për të fluturuar me krahët e tyre drejt hapësirës të universit që lidhet drejtëpërdrejtë me sistemin mendor! Kohët e vështira rritën brenda meje frutin e dashurisë për artin, dhe mbi të gjitha atë të frymës poetike, e cila erdhi natyrshëm si një lindje fëmije, për të më shoqëruar në rrugët e detit të jetës! Duke u ushqyer me këtë frymë e cila u bashkua me artëdashësit e krijimeve të mia, obligimi dhe kënaqësia u rrit për të qenë pranë tyre ndërmjet poezisë, dhe për ti lënë jetës kujtimet dhe emocionet më të bukura që më dhuron!

Pasi kam filluar botimin e krijimeve poetike në Mars të vitit 2018 duke nxjerr në qarkullim për tek lexuesi katër libra poetikë! 1) ‘’Dhe shpirti më flet’’ Në vitin 2018 në qytetin e Vlorës. 2) ‘’Rruga e dashurisë’’ Në vitin 2018 në qytetin e Vlorës. 3) ‘’Deti i jetës’’ Në vitin 2019 Tiranë në shtëpinë botuese ‘’BOTA SHQIPTARE’’ 4) ‘’Muzgu’’ Në vitin 2020 në Tiranë në shtëpinë botuese ‘’MUZGU’’ Gjithashtu kam marrë pjesë në disa Antologji poetike, duke e filluar nga qyteti i lindjes në Vlorë, si anëtare e KLUBIT TË SHKRIMTARËVE ‘’PETRO MARKO’’ NË ANTOLOGJINË POETIKE 20 VJET në vitin 2018 Dhe në ANTOLOGJINË E UNIONIT GLOBAL TË POETËVE SHQIPTAR ‘’VJESHTA POETIKE 2019’’ Ngjyrat e atdhe dashurisë u veshën me ngjyrat e ylberit, duke përshkruar çdo skaj me pjesmarrjen time në Antologjinë poetike Kombëtare Shoqata kulturore “JEHONA SHQIPTARE” në të cilën jam vlerësuar me dy tituj nderi, me titullin Poetik Kombëtar ‘’NAIM FRASHËRI’’ në Festivalin e vitit 2019 me Titull Nderi Artistik ‘’PENA E ARTË’’ në Festivalin e vitit 2020 Dyert e jetës janë të fshehta si ëndrrat e natës, ato hapen në orën e caktuar, një tjetër moment i paharruar i jetës sime është dhe oferta që mu bë për të bashkëpunuar si moderatore e Radios Zëri i Mërgimtarit të cilën e pranova me kënaqësi. Kjo dertyrë e re solli pranë meje ngjyrat më të bukura të Atdhe dashurisë, duke u bashkuar me një zë dhe me një frymë me gjithë mërgimtarët kudo që ndodhen jashtë trojeve shqiptare me dëshirën më të zjarrtë, atë të mallit për Atdhe ! Duke u ndodhur brenda këtyre zharneve rritet obligimi dhe përgjegjësia. Stafi i Radios Zëri i Mërgimtarit me drejtorin e saj, Akademikun z. Gjin Musa më besojnë dertyrën më të rëndësishme të jetës sime, si nëndrejtoreshë e Rtv Zëri i Mërgimtarit e cila shton edhe më shumë përgjegjësinë time, në shërbim të Atdheut, stafit dhe të gjithë mërgimtarëve kudo që ndodhen! Me Respekt! Irena Hoxha Curraj Dt/ 23/9/2020 ATHINË

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.